Teksa në SHBA qytetarët votuan për presidentin e katër viteve të ardhshme në Amerikë, televizionet janë pushtuar nga reklamat. Mediat e huaja, bëjnë të ditur se në rrjetet kryesore televizive, reklamat zgjedhore që aktualisht po shfaqen në CNN dhe Fox kushtojnë rreth 230,000 dollarë. Sipas mediave të huaja kjo shumë është vetëm për 30 sekonda.

Reklamimi është gjithmonë një pjesë kryesore e fushatave zgjedhore në SHBA. dhe ky vit nuk bën përjashtim. Po sa kushtuan reklamat e kandidatëve që kanë luftur deri më tani për t’u ngjitur në ‘front’. Mediat e huaja bëjnë me dije se kandidati demokrat Joe Biden ka shpenzuar më shumë se 638 milion dollarë (481 milion £) në reklama. Ndërkohë presidenti Donald Trump, i cili pretendon që të marrë edhe një mandat të dytë ka shpenzuar për reklama televizive 472 milion dollarë (356 milion).

Trump mund të ketë kushtuar 43 milion dollarë më shumë për reklamat dixhitale sesa rivali i tij, por Biden sipas mediave të huaja e ka tejkaluar Trumpin përsa u përket reklamave në Facebook duke inkurajuar njerëzit të votojnë javën e fundit të fushatës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto