Në të 20-at është më mirë të punosh shumë për vitet e mevonshme apo ta shijosh në maksimum se nuk vijnë më këto ditë? Këshilla e një njëriu me përvojë ishte e mesmja e artë, e nëse nuk i bën dot të dyja, të paktën shijo punën që bën. Le të qëndrojmë edhe pak te koncepti i të shijuarit të punës që bën.
Puna për secilin prej nesh është pjesa më e madhe e ditës, është investim, është përpjekje, rrjedhimisht që të ketë rezultat duhet të ketë dhe pasion që e shoqëron.
Kur jemi të lidhur me punën dhe bëjmë maskimumin, zhgënjimet janë të zakonshm, për shembull, mund të presim një promocion që nuk ndodh, mund të presim një project të ri që dështon. Por ka raste kur ndodh diçka më e thellë, një zhgënjim aq i rëndësishëm sa të ndihesh i tradhtuar, i humbur ose sikur po përjeton një lloj zie profesionale. Kjo quhet “zemërthyerje profesionale’’, një ndjenjë e thellë humbjeje që mund të vijë nga një pushim nga puna, një dështim biznesi apo edhe një konflikt moral me vlerat e kompanisë ku punon.
Lexo gjithashtu: Më i mbikualifikuar dhe i pavlerësuar? Ja si ta kthesh një situatë të mërzitshme në trampolinë suksesi
Çfarë është zemërthyerja profesionale?
Sipas Aarons-Mele, ky fenomen ndodh kur puna të lëndon aq shumë saqë ndihesh sikur ke humbur diçka thelbësore. Kjo mund të vijë nga një zhgënjim i thellë moral, siç është të kuptosh se kompania ku ke dhënë gjithçka nuk ndan të njëjtat vlera me ty, ose kur një mentor që kishe besuar të tradhton.
Një shembull i njohur i kësaj është historia e këngëtares Taylor Swift, e cila e përjetoi këtë lloj dhimbjeje kur kuptoi se e drejta e këngëve të saj ishte shitur pa dijeninë e saj. Kënga e saj My Tears Ricochet përshkruan pikërisht këtë ndjenjë të dhimbshme, një zhgënjim profesional që ndihet njësoj si një humbje personale.
Lexo gjithashtu: Ke rekrutuar një narcist? Epo fajin e ka mënyra si ke shkruar njoftimin
Momente të një zemërthyerjeje profesionale
Shumë njerëz përjetojnë momente të tilla në mënyra të ndryshme. Disa nga historitë më të zakonshme përfshijnë:
Humbjen e një ëndrre
Si një sipërmarrës që shet kompaninë e tij dhe ndjen se gjithçka që ka ndërtuar ka humbur.
Tradhtinë profesionale
Si një punonjës që zbulon se është paguar shumë më pak se kolegët e tij, pavarësisht përkushtimit dhe besimit të tij te kompania.
Humbjen e një identiteti
Si një profesionist që është aq i lidhur me punën e tij saqë pushimi nga puna i duket si humbja e një pjese të vetes.
Një menaxher marketingu ndau historinë e tij për një zhgënjim të tillë, pasi kaloi vite duke punuar për të ndryshuar imazhin e kompanisë, kuptoi se drejtuesit nuk kishin ndërmend të zbatonin realisht vlerat e reja që promovonin. Për të, kjo ishte një ndjenjë tradhtie.
Një tjetër shembull është ai i një sipërmarrësi që besoi te një partner biznesi, vetëm për të zbuluar më vonë se ai nuk kishte kurrë synime të sinqerta. Pas kësaj, ai e kishte të vështirë t’i besonte dikujt tjetër në botën e biznesit.
Lexo gjithashtu: Si të ndërtoni një kulturë pune që gjenerata Z nuk do të dojë ta lërë kurrë?
Si kalohet një zemërthyerje profesionale?
Të përjetosh një dështim apo zhgënjim të madh në punë është e dhimbshme, por ka mënyra për ta përballuar:
Prano emocionet e tua
Mos i injoro ndjenjat. Zemërthyerja profesionale është reale dhe kërkon kohë për t’u shëruar.
Fol për të
Flisni me dikë për përvojën tuaj, qoftë një mik, një mentor apo një terapist.
Mëso nga përvoja
Çfarë mund të nxjerrësh nga kjo? A ka një mësim që mund ta përdorësh për të ecur përpara?
Rikthehu në rrugën tënde
Përcakto objektiva të reja, qoftë duke kërkuar një punë të re, duke nisur një projekt personal apo duke ndryshuar qasjen tënde ndaj karrierës.
Mos e lidh vetëvlerësimin me punën
Puna është e rëndësishme, por nuk duhet të përcaktojë vlerën tënde si person.
Një shembull frymëzues është ai i një inxhiniereje që, pasi humbi punën gjatë pandemisë, vendosi të rikthehej në shkollë për të marrë tre diploma të reja. Ajo e pa humbjen jo si fundin e një rruge, por si një mundësi për një fillim të ri.
Zemërthyerja profesionale është një përvojë që shumë njerëz e përjetojnë, por nuk flasin mjaftueshëm për të. Ajo mund të jetë e dhimbshme dhe të ndikojë thellësisht në vetëbesimin dhe identitetin tonë. Megjithatë, nëse e trajtojmë me vetëdije dhe durim, ajo
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.