Ke rekrutuar një narcist? Epo fajin e ka mënyra si ke shkruar njofti... - Business Magazine Albania

Ke rekrutuar një narcist? Epo fajin e ka mënyra si ke shkruar njoftimin

~3 minuta lexim

Kur shfleton njoftimet për vende pune, është e zakonshme të gjesh terma si “ambicioz”, “i pavarur”, “mendon jashtë kornizave”. Në pamje të parë, këto duken cilësi të dëshirueshme për çdo punëdhënës. Por një studim i ri ngre një “flamur të kuq” interesant, kjo mënyrë e të shkruarit mund të jetë duke tërhequr… narcistët.

Lexo gjithashtu: Nga puna në shtet te privati, si ta përshtasni CV-në tuaj në mënyrën e duhur?

Në një hulumtim të botuar në Management Science, studiuesit analizuan se si gjuha e përdorur në këto njoftime për punë ndikon në llojin e kandidatëve që aplikojnë. Njoftimet që përdorin gjuhë të tipit “sfido rregullat”, “zgjidh problemet në mënyrë kreative”, apo “ndiko me bindje”, priren të tërheqin individë me nivele të larta narcizmi.

Kush janë kandidatët “rule-benders”?

Sipas studiuesve, ekzistojnë dy lloje të dallueshme gjuhësh në njoftimet për punë:

“Rule-follower” (ata që ndjekin rregullat), preferojnë zgjidhje të provuara, komunikim të drejtëpërdrejtë dhe metodikë të qëndrueshme.

“Rule-bender” (ata që i shkelin rregullat), mendojnë jashtë kornizës, janë bindës në komunikim dhe priren drejt inovacionit, shpesh duke i shtyrë kufijtë etikë.

Narcistët, të cilët shpesh e shohin veten si të jashtëzakonshëm dhe të paarritshëm, ndihen më të tërhequr nga ky i dyti.

Lexo gjithashtu: Si po ndërhyn Inteligjenca Artificiale në procesin e punësimit

A është gjithmonë keq të punësosh një narcist?

Jo domosdoshmërisht. Në role si marketingu apo shitjet, një individ karizmatik dhe bindës mund të sjellë rezultat. Por në fusha si kontabiliteti apo përputhshmëria me rregulloret, ku saktësia dhe etika janë themelore, kjo prirje mund të çojë në rrezik serioz ligjor dhe reputacional.

Madje, një nga autorët e studimit po punon në një kërkim të ri që sugjeron se gjuha “rule-bender” në njoftimet për punë në kontabilitet është një tregues i hershëm i manipulimeve të mundshme në pasqyrat financiare të kompanisë.

Çfarë duhet të bëjnë kompanitë?

Studiuesit nuk thonë që duhet të shmangim narcistët me çdo kusht, por sugjerojnë një reflektim më të thellë, a është përshkrimi që kemi bërë për “kandidatin ideal” në përputhje me nevojat reale të rolit?

Nëse kërkon dikë për një rol të ndjeshëm e të strukturuar, ndoshta fjalët si “sfidues ndaj rregullave” apo “bindës me çdo kusht” nuk janë zgjedhja më e mirë.

Lexo gjithashtu: Orare fleksibël pune për gratë dhe burrat që kujdesen për familjarët

Dhe një pikëpyetje e fundit, a është kjo e gjitha e qëllimshme?

Nuk dihet ende nëse rekrutuesit po përdorin me vetëdije këtë lloj gjuhe për të tërhequr “yje” me personalitet të fortë. Apo nëse kultura e kompanisë vetë është ajo që nxit këtë sjellje, duke kërkuar jo vetëm punonjës kreativë, por edhe ata që janë gati të “luajnë sipas rregullave të tyre”.

Në fund të ditës, fjalët kanë rëndësi, sidomos kur ato përshkruajnë personin që do të ndikojë të ardhmen e një kompanie.

FAST COMPANY

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Dija është fuqi vetëm kur përdoret.”
— Dale Carnegie
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0