Zelanda e Re drejt hapjes, propozohet java e punës 4-ditore

Zelanda e Re drejt hapjes, propozohet java e punës 4-ditore

Zelanda e Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka prezantuar një plan për ringritjen e ekonomisë së vendit pas pandemisë së Covid-19. Ajo ka inkurajuar që njerëzit të punojnë 4 ditë në javë, pasi kjo do të ndihmojë edhe turizmin. Një fundjavë më e gjatë ose thjesht më shumë fleksibilitet në punë, do të lejonte banorët e Zelandës së Re të udhëtonin më shumë në vend dhe kjo do të përkthehej në ndihmë për turizmin dhe ekonominë në një kohë kur kufijtë e vendit mbeten të mbyllura.

Për marrjen e këtij vendimi ajo ka diskutuar me këshillin lokal dhe operatorët turistikë, lidhur me situatën, që ka krijuar koronavirusi dhe se çfarë mund të bëhet në vazhdim.

Lexoni: Gratë lidere, shembuj të udhëheqjes së vërtetë në krizë

Gjithashtu, gjatë një komunikimi përmes Facebook, kryeministrja u shpreh se u hodhën për diskutim një numër idesh për të ndihmuar qytetarët e vendit gjatë pandemisë dhe të shfrytëzohet sa më shumë turizmi lokal. Më tej ajo përmendi që njerëzit kanë sugjeruar që do të ishte mirë sikur të kishin pak më shumë kohë për të udhëtuar.

“Kam dëgjuar shumë njerëz që sugjerojnë që të kemi 4 ditë pune në javë. Kjo në të vërtetë mbetet mes punonjësve dhe punëdhënësve. Kjo është një kohë e jashtëzakonshme dhe ne duhet të jemi të gatshëm të marrim në konsideratë ide të jashtëzakonshme,” tha Jacinda Ardern.

Zelanda e Re, me një popullsi prej pesë milionë banorësh, ka regjistruar vetëm 21 vdekje nga koronavirusi, falë bllokimit të hershëm dhe respektimit rigoroz të masave antivirus.

Telegraph

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0