Zbuloni fuqinë e mendjes tuaj! 95%-shi që “na merr përpara” - Business Magazine Albania

Zbuloni fuqinë e mendjes tuaj! 95%-shi që “na merr përpara”

Zbuloni fuqinë e mendjes tuaj

Nga Anila Bashllari, COACH/MENTOR/TRAINER

Për të gjitha herët që keni menduar se ashtu ishte e shkruar dhe nuk mund të bënit asgjë, mund t’ju them se pas kësaj fshihet një e vërtetë tjetër dhe çelësin e hapjes së asaj “porte”, e mbani ju në dorë. Nëse nuk e gjetët me të parën, po ju jap një ndihmë: “Bëni kujdes nga çfarë mendoni!” Mund të jetë një kokërr gruri, apo një fuqi shumë e madhe – kjo varet nga perceptimi juaj.

Keni analizuar ndonjëherë se të menduarit, në pjesën më të madhe të kohës, ndodh  automatikisht? Se mendimet shkojnë dhe vijnë pa i kontrolluar ne, pa peshuar pasojat dhe pa i vlerësuar ato? Kjo ka aspektin e vet pozitiv, pasi truri kursen energji neurologjike, duke i kthyer mendimet dhe veprimet tona në automatike. Por, nga ana tjetër, ato çka mendojmë kthehen në besime, duke u bërë pjesë e preferencave tona dhe influencuar mendimet tona të ardhshme: atë çka pëlqejmë ose jo. Dhe kjo ndodh në 95% të kohës. Teksa presim rezultate të ndryshme nga vetja, vazhdojmë të kemi të njëjtat mendime dhe si pasojë të njëjtat sjellje, zgjedhje dhe rezultate. Në këto kushte, ka shumë pak gjasa për ndryshim.

Është momenti të jemi të vetëdijshëm për çfarë ndodh në mendjen tonë. Çfarë kemi ne në dorë? Nëse duam të jetojmë lirinë, duhet të “çlirohemi” nga besimet që nuk na shërbejnë dhe që asnjëherë nuk i kemi sfiduar, duke vëzhguar mendimet tona.

Mendja juaj është shumë e fuqishme. Ajo zotëron një potencial që nuk njeh kufizime. Pasi të filloni të kuptoni fuqinë e mendjes dhe të mësoni ligjet universale, ju mund të riprogramoni nën-ndërgjegjen tuaj, duke eleminuar kufinjtë dhe merrni maksimumin nga jeta.

Lexo: 7 ndryshimet midis trurit të femrave dhe meshkujve

Mendja ka aftësi të shërojë sëmundje, të mos njohë kufizim në pesha apo në mbajtjen mend të gjërave. Por, megjithatë, ajo përdoret vetëm 10% në rastin e një mendjeje normale dhe rezulton se 90% nuk shfrytëzohet. Aq më tepër, kur ne i vendosim pengesa vetes tonë, kjo % shkon gjithmonë në ulje. Çdo person ka të njëjtin kapacitet të trurit, por jo të gjithë e përdorin atë. Një grup njerëzish së bashku, duke futur në funksionim plotësisht forcën e mendjes së tyre, do të mundnin të ndriçonin një qytet të tërë për të paktën një javë. Janë bindjet që ne kemi dhe zgjedhjet që bëjmë, ato që na diferencojnë mes individëve të ndryshëm. Ju mund ta trajnoni dhe forconi këtë fuqi.

Qëllimi kryesor është të dish dhe të kuptosh fuqinë e mendjes njerëzore dhe ta shfrytëzosh atë në maksimumet e saj.
Mendimet kanë tendencën të rriten, të fuqizohen dhe të kontrollojnë jetën tuaj.
Duhet të pranosh se pesha që u jep mendimeve, mënyra se si mendon dhe stili i jetës që ndjek, do të zbulojë gjëra interesante për mendjen tënde.
Fuqia e mendjes është pjesë e fuqisë së kreativitetit të Universit. Kjo do të thotë se ato punojnë dhe funksionojnë së bashku. Dhe kur ti e kupton këtë lidhje, dëshiron ta perfeksionosh atë fuqi. TI MUNDESH ta ndryshosh jetën tënde!
Jam e bindur që morët një pozicion prej heroi/heroine dhe kurajon për të qenë ai/ajo që ëndërroni. Por, si ta bëni këtë?

Për të arritur mendje të shëndetshme nevojitet një punë këmbëngulëse dhe shumë e vullnetshme, që duhet bërë nga ana juaj. Jeni gati të “hapni” botën e mendjes tuaj dhe të prekni fuqinë e vërtetë të saj? Ndiqni hapat si më poshtë:

  • Gjeni një vend ku nuk ju shqetësojnë dhe mund të jeni vetëm për vetëm me mendimet tuaja. Merrni frymë thellë dhe dëgjoni çfarë thonë. Asgjë nuk ulëret më shumë se qetësia. Konsumo me veten kohë, në të cilën të zbulosh anët e tua pozitive dhe negative. Përpos gjithçkaje, të punosh me veten është arritje e fuqisë së mendjes.
  • Si fillim zbatoni rregullin 21-sh. Çdo ditë, për 21 ditë rrjesht investoni 10-15 minuta nga koha juaj për të vetë – reflektuar. Në fillim mendohej se duhen 21 ditë aktive njëra pas tjetrës, për të hequr një zakon negativ dhe zëvendësuar me një zakon pozitiv. Ky numër tashmë ka ndryshuar, por filloni me 21 ditë. Punoni sa më shumë të luftoni veten në veset tuaja dhe distancojeni mendjen tuaj nga simbiozat, të cilat ulin nivelin e saj.
  • Identifikoni sfidat me të cilat përballeni në jetë dhe vendosni qëllimet tuaja personale për të triumfuar mbi këto sfida. Tregojini vetes dhe botës që mendja juaj ka aftësinë t’ju korrigjojë dhe të vizualizojë një horizont më të hapur dhe të qartë për ju.
  • Klasifikoni mendimet tuaja. Sigurohuni të kuptoni nëse origjina e mendimeve është mendja juaj apo e dikujt tjetër. Në pjesën më të madhe të kohës, mendimet tona nuk janë tonat!!! Peshojini ato, për të kuptuar nëse vërtet janë çka dëshironi të arrini në jetën tuaj.
  • Unë sugjeroj fort të mbani një ditar mirënjohjeje. Listoni të mirat që jeta ju dhuron dhe jini koherent me gjithçka që ndodh përreth qenies tuaj. Sa më shumë të jeni falenderues ndaj Universit apo dikujt – aq më shumë mendja juaj do t’ju shpërblejë. Sepse, mendja është organ jetësor mirënjohës dhe i adapton shumë pozitivisht sinjalet falenderuese që ju i dërgoni.
  • Mos i humbisni idetë që ju vijnë në mendje. Shkruajini diku, për të ruajtur çdo “prodhim” që nxjerr fabrika juaj e mendjes, që më pas të filloni formimin e ideve unike të forta, të cilat nuk do t’ju lënë kurrë në baltë.
  • Së fundi, kujdesuni dhe mbroni në maksimum sferën tuaj psikologjike. Është gjithçka që ju mban me këmbë në tokë dhe, në të njëjtën kohë, ju lejon të ëndërroni shumë lart. Dhe këtë funksionim normal të saj, nuk mund ta kushtëzoni me asgjë dhe nga askush. Mendimet tuaja janë vizioni i asaj që dëshironi të bëheni.

Kjo është arsyeja pse mbrojtja e mendjes tuaj – dija dhe nënvetëdija – janë kaq të rëndësishme. Është mekanizmi me të cilin proceset tuaja të vjetra të të menduarit mund të ndryshohen, kështu që ju do të keni besime dhe pritshmëri të reja. Njohja e kësaj fuqie dhe përdorimi i saj në mënyrë të dobishme, është ajo që do t’ju ndihmojë të ndërmerrni hapin e parë drejt realizimit të qëllimit tuaj për të marrë atë që dëshironi. Ju mund të përparoni ndjeshëm pasi të keni kuptuar fuqinë e mendjes suaj dhe ta përdorni atë për qëllimin që është krijuar: T’ju japë gjithçka, mbi gjithë sa dëshironi në jetë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0