Zbulohet vaksina e parë që ofron 90% mbrojtje nga Covid-19 - Business Magazine Albania

Zbulohet vaksina e parë që ofron 90% mbrojtje nga Covid-19

Shkenca ka bërë sot një hap të jashtëzakonshëm në frenimin e pandemisë së koronavirusit, duke zbuluar një vaksinë që është 90% efektive. Vaksina kundër Covid-19 nga kandidati i Pfizer / BioNTech  ka rezultuar 90% efektive. Zhvilluesit e vaksinës, kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”.

Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende dhe thuhet se nuk ka efekte anësore. Aktualisht, janë dhjetëra vaksina që kanë arritur fazat finale të testimit, por kjo është e para që tregon rezultate. Ajo përdor injektimin e një pjese të kodit gjenetik të virusit, për të trajnuar sistemin imunitar.

Pak pas lajmit, një reagim i menjëhershëm erdhi nga presidenti Donald Trump, i cili përgëzoi kompanitë për arritjen historike. “Aksionet tregtare po rriten, vaksina ka ardhur, dhe ka 90% efekt pozitiv, shkrua Trump në Twitter.

Rregullatorët kishin deklaruar se do të miratonin një vaksinë që është vetëm 50% efektive, duke i siguruar mbrojtje personave që do  të vaksinoheshin, por sipas të dhënave vaksina ka treguar një performancë shumë më të mirë sesa shumica e ekspertëve kishin shpresuar.

LEXO: COVID-19, Banka Botërore miraton 12 miliardë dollarë për financim të vaksinave

Kompania gjithashtu ka deklaruar se vaksina nuk ka pasur efekte anësore serioze. “Sot është një ditë historike për shkencën dhe njerëzimin. Grupi i parë i rezultateve nga prova jonë e vaksinës anti Covid në fazën 3 ka treguar se ka aftësi të parandalojë infektimin, ”tha Albert Bourla, drejtor i Pfizer. “Ne ia kemi dalë të zhvillojmë një vaksinë kundër Covid-19 në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të, ku spitalet janë shumë pranë kolapsit dhe në kohën kur ekonomitë  po përpiqen të rihapen”

Vaksina është testuar në 43500 njerëz në 6 vende. Mbledhja e të dhënave do të zgjasë deri në javën e tretë të nëntorit, ka deklaruar kompania. Të dhënat më pas do t’u dërgohen rregullatorëve për aprovim. Licencimi i shpejtë nënkupton se punonjësit e kujdesit shëndetësor do të vaksinohen deri në fund të vitit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0