Zbulohet planeti më i largët në sistemin diellor. Planeti rozë i emërtuar “FAROUT VG18”, është planeti më i vogël dhe më i largët brenda sistemit diellor.
Ende nuk dihet shumë për të, por vlerësohet të jetë tre herë më larg së Plutoni.
Planeti është zbuluar nga vrojtimet mbi vullkanin Mauna Kea në Hawaii nga tre astronomë amerikanë.
Astronomët, Scott Sheppard nga Instituti i Shkencës “Carnegie”, David Tholen, Universiteti i Hawaiit dhe Chad Trujillo nga Universiteti i Arizonës, bënë zbulimin ndërsa eksploronin me teleskop kufijtë e sistemit diellor në kërkim të një planeti tjetër. Për FAROUT nuk dihen ende orbita ekzakte.
Lexo: Gati për të eksploruar një planet të ri. NASA ul sondën “Insight”në Mars
Aktualisht njihet vetëm largësia nga dielli si dhe diametri i tij rreth 500 km. Përmes nuancës rozë, astronomët mendojnë se flitet për një planet të akullt. Duke matur largësinë, shkencëtarët mendojnë se duhen 1000 vite që “FAROUT VG18” të bëjë një rrotullim të plotë rreth diellit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto