Zbulimi befasues mund të hapë rrugën për një vaksinë universale kundër kancerit - Business Magazine Albania

Zbulimi befasues mund të hapë rrugën për një vaksinë universale kundër kancerit

Zbulimi befasues mund të hapë rrugën për një vaksinë universale kundër kancerit

Një vaksinë eksperimentale me teknologjinë mRNA ka rritur ndjeshëm efektin e imunoterapisë në trajtimin e tumoreve, në një studim të realizuar me modele laboratorike të minjve, duke sjellë më afër vizionin për krijimin e një vaksine universale kundër kancerit.

Studimi i publikuar në Nature Biomedical Engineering nga Universiteti i Floridës, tregon se kombinimi i vaksinës me një terapi imunitare ekzistuese (inhibitorët e kontrollit imunitar) krijon një efekt “goditje me dy hapa”, duke aktivizuar sistemin imunitar të luftojë tumorin si të ishte një virus. Ajo që befasoi studiuesit ishte fakti që efektet pozitive nuk u arritën duke synuar një proteinë specifike të tumorit, por përmes aktivizimit të përgjithshëm të sistemit imunitar. Përmes stimulimit të proteinës PD-L1 brenda tumorit, trajtimi e bën atë më të ndjeshëm ndaj imunoterapisë. Kjo qasje sugjeron një paradigmë të re në zhvillimin e vaksinave kundër kancerit, sipas Dr. Elias Sayour, onkolog pediatrik dhe udhëheqës i studimit. Në vend që të synojë molekula specifike të kancerit, vaksina e përgjithshme mRNA e “zgjon” imunitetin në mënyrë të gjerë dhe e orienton atë kundër tumorit.

Lexo edhe:Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë

Studimi përforcon rezultatet e një prove klinike të vitit të kaluar, ku vaksina mRNA personalizoi reagimin imunitar ndaj glioblastomës (tumor agresiv në tru) në pacientë njerëzorë. Në këtë rast të ri, ekipi testoi një formulë të përgjithshme mRNA, pa e lidhur me mutacione specifike, dhe sërish arriti efekt anti-tumoral kur u kombinua me ilaçe imuno-aktive si PD-1 inhibitorët. Në modele laboratorike të kancerit të lëkurës, kockave dhe trurit, vaksina mRNA në disa raste arriti të zhdukë plotësisht tumorin, edhe pa terapi shtesë. Sayour theksoi se kjo qasje stimulon qelizat T, që më parë ishin joaktive, për të njohur dhe sulmuar tumorin, nëse përgjigjja imunitare e nxitur nga vaksina është mjaftueshëm e fortë.

A jemi afër një vaksine universale kundër kancerit?

Sipas bashkautorit Dr. Duane Mitchell, ky zbulim mund të sjellë një vaksinë “nga rafti” (off-the-shelf), që nuk ka nevojë të personalizohet për çdo pacient. “Ky zbulim mund të përfaqësojë një mënyrë universale për të aktivizuar sistemin imunitar kundër kancerit,” – u shpreh ai. “Dhe nëse kjo gjë përsëritet edhe në njerëz, do të jetë një arritje e jashtëzakonshme. Tani, ekipi kërkimor është duke përmirësuar formulimet aktuale dhe përgatitur kalimin në prova klinike njerëzore. Nëse rezultatet përsëriten te pacientët, kjo mund të sjellë një alternativë më të sigurt dhe më të efektshme ndaj kirurgjisë, radioterapisë dhe kimioterapisë për shumë lloje kanceri.

UFH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0