Zara hap një format inovativ pop-up në Tiranë për vendosjen dhe tërheqjen e porosive online - Business Magazine Albania

Zara hap një format inovativ pop-up në Tiranë për vendosjen dhe tërheqjen e porosive online

Zara

E vendosur në qendrën tregtare TEG, dyqani pop-up do të qëndrojë i hapur derisa të perfundojë puna e rinovimit në Zara po në të njëtën qendër tregtare, e cila përfundon në pranverë

Që nga fillimi i Janarit, kur dyqani Zara në Tiranë ka qenë në rinovim dhe i mbyllur përkohësisht, kompania është përgatitur për hapjen e dyqanit pop-up. Ky dyqan pop-up do të qëndrojë në funksion derisa Zara të rihapë dyqanin e saj në Tirane në pranverën e vitit 2022, i cili do të shtrihet në mbi 2,500m2.

Zyra e komunikimit e kompanisë thekson në një deklaratë se, “Në mënyrë që të sigurohemi që klienti të ketë një përvojë shërbimi të shkëlqyer dhe të vazhdojë të vizitojë dyqanin tonë për të bërë blerje online dhe të tërhequr porositë online,   kemi lancuar këtë dyqan pop-up të përkohshëm”.

Ky instalacion unik do të jetë shoëroomi i artikujve më të mirë nga koleksioni i veshjeve për femra dhe meshkuj dhe click & collect si pika e shërbimit për porositë online. Ai do të jete i pajisur me 8 iPads, të cilët do të përdoren si katalog dhe dy pajisje për Kasën.

Artikujt mund të blihen nga pajisjet dhe me ndihmën e stafit të dyqanit, i cili do të mbajë pajisjet e aktivizuara. Mënyrat e pageses Online mbeten si në dyqan (VIZA, Mastercard, Pagesa në dorëzim) me opsion të ri shtesë-pagesë me kartë dhuratë.

Lexo: Interneti u dashurua me logon e tyre! Rezultati ishte një mësim i mirë mbi atë që duhet të dini për markën

Klientët do të mund të kthejnë edhe porosine online nga ky dyqan i përkohëshëm.

Koncepti i dyqanit pop-up u dizenjua nga Studio Zara, në harmoni me koleksionin Pranverë/Verë 2022 të Zara’s.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0