E vendosur në qendrën tregtare TEG, dyqani pop-up do të qëndrojë i hapur derisa të perfundojë puna e rinovimit në Zara po në të njëtën qendër tregtare, e cila përfundon në pranverë
Që nga fillimi i Janarit, kur dyqani Zara në Tiranë ka qenë në rinovim dhe i mbyllur përkohësisht, kompania është përgatitur për hapjen e dyqanit pop-up. Ky dyqan pop-up do të qëndrojë në funksion derisa Zara të rihapë dyqanin e saj në Tirane në pranverën e vitit 2022, i cili do të shtrihet në mbi 2,500m2.
Zyra e komunikimit e kompanisë thekson në një deklaratë se, “Në mënyrë që të sigurohemi që klienti të ketë një përvojë shërbimi të shkëlqyer dhe të vazhdojë të vizitojë dyqanin tonë për të bërë blerje online dhe të tërhequr porositë online, kemi lancuar këtë dyqan pop-up të përkohshëm”.
Ky instalacion unik do të jetë shoëroomi i artikujve më të mirë nga koleksioni i veshjeve për femra dhe meshkuj dhe click & collect si pika e shërbimit për porositë online. Ai do të jete i pajisur me 8 iPads, të cilët do të përdoren si katalog dhe dy pajisje për Kasën.
Artikujt mund të blihen nga pajisjet dhe me ndihmën e stafit të dyqanit, i cili do të mbajë pajisjet e aktivizuara. Mënyrat e pageses Online mbeten si në dyqan (VIZA, Mastercard, Pagesa në dorëzim) me opsion të ri shtesë-pagesë me kartë dhuratë.
Klientët do të mund të kthejnë edhe porosine online nga ky dyqan i përkohëshëm.
Koncepti i dyqanit pop-up u dizenjua nga Studio Zara, në harmoni me koleksionin Pranverë/Verë 2022 të Zara’s.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.