Rreth 100 petagogë, mësues, prindër dhe studentë kurorëzuan në një takim produktin e shoqërisë së ngritur nga Maturantet e shkollës “Don Bosko”.
Ata promovuan librin “ShqipëRinia”- një libër, që sipas tyre sjell të gjithë Shqipërinë në duart tona.
Por si erdhi ky libër; cili ishte qëllimi; si u punua për të arritur në këtë finale?
Në kurrikulën e klasës së 12 zhvillohet lënda “Shoqëritë e nxënësve – Bëhu Sipërmarrës”. Kjo lëndë zhvillohet nga Organizata Ndërkombëtare “Junior Achievement” dhe konsiston në krijimin dhe menaxhimin e një biznesi nga vetë nxënësit. Në fund të vitit shkollor, nxënësit paraqesin një produkt/shërbim të ideuar dhe punuar nga vetë ne.
Edlira Mali, mentore e grupit të maturantëve, tha se të kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë, për t’u njohur në një tjetër format. “Juve u është dhënë mundësia të krijoni, të bëni biznes e të punoni me njëri-tjetrin për për t’u njohur më mirë”. Sipas saj, vendosja e të rinjve në kushtet e zhvillimit të projekteve të përbashkëta, u rrit mundësinë për të marrë vendime për të ardhmen.
Klasa 12 gjimnaz e shkollës Don Bosko mendoi krijimin e biznesit ‘Zanateam’. Biznesi është krijuar me qëllim shkrimin dhe botimin e një libri. Ky libër do të ishte një vlerë e rëndësishme kulturore për vendin tonë pasi jo vetëm është një “reklamë” e Shqipërisë për turistët, por gjithashtu ju vjen në ndihmë edhe banorëve të saj “për ta patur të gjithë vendin e tyre në një libër”. Për të folur për Shqipërinë, do duheshin tepër faqe dhe shumë kohë, kështu që ne vendosëm të trajtojmë të veçantat e Shqipërisë, ato që do të tërheqë një turist dhe ato që i duhet gjithësecilit nga ne të dijë mbi vendin e tij.
Libri ka në përmbajtje:
- Vendodhja gjeografike e Shqipërisë (natyra shqiptare, klima, bota e gjallë, relievi etj.);
- Historik i shkurtër mbi paraardhësit tanë (pellazgët, ilirët, ndryshimet territorial-administrative-politike ndër vite);
- Letërsia shqiptare (infomacion i përgjithshëm dhe prezantimi i disa figurave të njohura);
- Arti shqiptar (teatri, skulptura, piktura, muzika etj.);
- Figura udhëheqëse shqiptare të rëndësishëm për vendin tonë
- Sporti në Shqipëri
- Gatimet tradicionale shqiptare (sipas rajoneve);
- Zakonet, virtytet shqiptare (dasma, fejesa, ditelindje, festa, besimet);
- Disa legjenda (gojëdhëna) të shkurtra (të marra nga intervista me njerëz të thjeshtë)
- Diaspora Shqiptare (të famshëm ose jo);
- Vendet turistike të Shqipërisë (një klasifikim i 10 vendeve më të bukura);
- Krijime letrare nga të rinjtë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
