YouTube Capture, aplikacion per video kameren per iPhone (video) - Business Magazine Albania

YouTube Capture, aplikacion per video kameren per iPhone (video)


Tani eshte bere nje levizje interesante nga Google, qe eshte duke e ngritur lojen e vet mobile gjate muajve te fundit.
Perdoruesit tani mund te shkarkojne nje aplikacion te dedikuar per kamere ne YouTube, i quajtur YouTube Capture, per iPhone dhe iPod Touch.
 
Aplikacioni iu mundeson qe te incizoni nje video klip dhe posa ta keni bere filmimin, ju mund te shkruani nje tekst, te zgjidhni rrjetin ku deshironi ta shperndani dhe ta publikoni.
 
Nje veçori e mire e aplikacionit, shkruan Google, eshte qe do te vazhdoje te ngarkoje videon tuaj ne prapavije edhe pasi ta minimizoni aplikacionin.
Ju gjithashtu mund te kontrolloni se kush e sheh videon tuaj duke e vendosur ate sipas opsioneve te zakonshme per privatesi ne Youtube (private, e palistuar dhe publike).
 
Aplikacioni mundeson ngarkime ne te njejten kohe edhe ne Google+, Facebook dhe Twitter
Ky aplikacion, natyrisht, ben perdorimin e perparimeve te zakonshme te YouTube si permiresimi i ngjyres, stabilizimi dhe iu mundeson qe te “shkurtoni gjatesine dhe te shtoni muzike ne sfond te lire nga YouTube.”
 
Te gjitha keto veçori, thote Google, jane po ashtu ne dispozicion per videot e juaja ekzistuese ne pajisjen tuaj dhe ju gjithmone mund t’i largoni ato (por jo vetem duke shkuar ne YouTube.com).
Ajo qe eshte interesante ketu eshte qe aplikacioni nuk iu mundeson qe vetem te ngarkoni videot e juaja ne YouTube, por iu mundeson ngarkime ne te njejten kohe ne Google+, Facebook dhe Twitter. (PC World Albanian)
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0