Youtube bllokon të gjitha kanalet e lidhura me mediat ruse - Business Magazine Albania

Youtube bllokon të gjitha kanalet e lidhura me mediat ruse

YouTube do të bllokojë në të gjithë Europën kanalet e lidhura me mediat ruse, Russia Today dhe Sputnik.

Këtë e ka bërë të ditur Google me anë të një postimi në Twitter duke thënë se po monitorohet situata për të ndërmarrë veprime të shpejta për pamjet e luftës në Ukrainë.

“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë kanalet e YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Europën, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë. Ekipet tona do të  vazhdojnë të  monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta”, shkruan Google.

Lexo edhe: Terminalet e internetit Starlink mbërrijnë në Ukrainë mes pushtimit rus

Veprimet e Youtube pasojnë atë të Facebook-ut, e cila të hënën tha se do të kufizojë aksesin në rrjetin televiziv RT dhe agjencinë e lajmeve Sputnik në platformat e saj në të gjithë Bashkimin Evropian.

Reuters 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0