Yjet vijnë në Shqipëri! Ambasadori i kulinarisë shqiptare në botë pret Vitin e Ri në një restorant Michelin Guide në SHBA - Business Magazine Albania

Yjet vijnë në Shqipëri! Ambasadori i kulinarisë shqiptare në botë pret Vitin e Ri në një restorant Michelin Guide në SHBA


Ravajol Hasani, ambasadori i kulinarisë shqiptare në botë, me projektin e tij të ri në Tiranë do të firmosë menunë e tij të parë, e cila do të lançohet në muajt e parë të vitit ku të gjithë do të kenë mundësinë të provojnë pjatat e tij të reja pranë ambienteve të Stela Resort.

Ai nuk e lë  Shqipërinë jashtë planeve të tij. Vjen herë pas here në Tiranë ku angazhohet me projekte të ndryshme.

Me angazhime në restorante në mbarë botën nga Amerika në Europë ai nuk harron Tiranën duke thënë se dëshiron që standardet dhe cilësia e gatimit duhet të rriten në çdo gjë deri në detaj.

Lexoni: Ravajol Hasani, ambasadori i kulinarisë shqiptare në botë, vjen me projektin e tij të parë në Shqipëri

Ravajoli kohët e fundit është vlerësuar nga Parisi si Ambasador i Qipros mes 100 ambasadorëve në të gjithë botën. “Ky çmim është një vlerësim i veçantë për mua”, thotë Ravajoli.

Për Vitin e Ri ai do të jetë në Çikago, SHBA ku është ftuar të gatuajë për personazhet vip. Restoranti ku Ravajoli do të gatuajë është në listën e Michelin Guide. “Ky do të jetë një nga momentet më të veçanta të jetës sime, sepse më plotësohet ëndrra të jem pjesë i një eventi të tillë”.

Njoftimin për këtë Ravajoli e ka dhënë vetë në profilin e tij të facebook duke thënë “Miq dhe kolegë, jam shumë i emocionuar dhe i lumtur njëkohësisht për këtë celebrim gastronomik. Ndihem shumë krenar që për Vitin e Ri do ndodhem në Chicago, USA për një event gastronomik të jashtëzakonshëm të një prej restoranteve më të vlerësuara dhe pjesë e listës Michelin Guide. Do marr pjesë për herë të parë në karrierën time dhe prisja një jetë për këtë vlerësim. Falenderoj pafund të gjithe ju që më keni përkrahur në çdo hap të këtyre viteve”.

Ky është një vlerësim jo vetëm për Ravajolin, por edhe për kombin tonë, duke nxjerrë në pah se asgjë nuk është e pamundur dhe se një shqiptar mund të jetë pjesë e gastronomisë botërore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0