Yahoo prezanton aplikacionin e saj të mesazheve të quajtur Squirrel

Yahoo prezanton aplikacionin e saj të mesazheve të quajtur Squirrel


Nuk dihet kush është më e çuditshme, fakti që Yahoo është ende diçka nën pronësinë e Verizon, apo që Yahoo ka vendosur të prezantojë një aplikacion për mesazhe.

Squirrel, u zbulua nga Android Police në fillim dhe është një aplikacion për mesazhe, pjesë e të cilit mund të vëhesh vetëm me ftesa, dhe të lejon të krijosh grupe mesazhesh për njerëz apo për tema të caktuara.

Në letra, ai duket si çdo aplikacion tjetër. Me ndryshimin se do të shpetosh nga zhurmuesit. Gjithsesi, ai duket i ngjashëm me Slack për organizimin e punës. Ti krijon grupe për detyra të caktuara, dhe gjithçka ndodh brenda aplikacionit. Në rast të ndonjë mesazhi tepër të rëndësishëm, aplikacioni të informon.

Squirrel gjithashtu të lejon të ndash dokumente brenda aplikacionit. Jo vetëm dokumente në fakt por edhe foto dhe link për website të jashtëm. Gjithashtu mund të personalizosh reagimet, përmëndjet (mentions), dhe gjithashtu të krijosh dhoma sekrete brenda një grupi.

Për momentin, mund të bëhesh përdorues vetëm përmes ftesave…si Gmail vite më parë. Çështja është, a kanë nevojë njerëzit me të vërtetë për një aplikacion të tillë? Tregu është i mbushur me aplikacione të tilla. Whatsapp, WeChat, Facebook Messenger, LINE, Viber, Telegram, Skype, Google Allo etj.

Kjo ngre pyetjen, nëse është me të vërtetë i nevojshëm, me gjith pak gjëra të reja që ofron. Google Allo përshëmbull integroi Google Assistant, incognito chat etj. Por, këto nuk e bënë atë aplikacion të “shndërrijë” kundrejt të tjerëve.

Një problem tjetër? Privatësia. Në vitin 2016 Yahoo pati probleme me të dhënat e saj të cilat ishin hack-uar.

Gjithsesi, nuk hubet asgjë që t’a provosh. Vetëm se, duhet të presim për ftesën e parë që do të na vijë.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0