XOEN është kompania e re, me themelues shqiptarë që po punon me projektimin dhe prodhimin e produkteve të preçizionit të lartë si: pjesë për automatizimin e proceseve, pjesë për robotë, projekte pjesësh për traktorët në bujqësi, etj.
Kompania ka filluar rrugëtimin e tij në Korrik 2019 për prodhimin e pjesëve robotike në Shqipëri. Pasi u mbyll si projekt me sukses nga trajnimet IDEA vijoji rrugëtimin në Flexible Start up Açelerator, e më pas Eu-4-Tech, të organizuar nga Oficina.
Neorent Lumshi, themelues i XOEN, thotë për Businessmag se, “në të njëjtën kohë, ishim plotësues të tregut aktual në shërbimet e projektimit mekanik në 3D dhe simulimin e tyre. Më pas filloi prodhimi i pjesëve të ndryshme mekanike për të tretë dhe me ngadalë morëm formën e shërbimit në projektim, frezime dhe tornime, prerje dhe shkrimet me lazer”.
Kur e pyesim për sfidat, Neorenti flet edhe për sfida gati utopike ndonjëherë, “por pavarësisht të gjithave, në po mundohemi të bëjmë punën tonë. Sfida kryesore tek industria jonë është mirëmbajtja e makinerive. Njerëzit dhe kompanitë që bëjnë mirëmbajten e makinerive janë shumë të pakët për tregun tonë dhe si pasojë na vonojnë në riparimin e tyre”.
Lexo: Inxhinierët ndërtojnë robotin “Mr. Bah”
Ai thekson se, aktualisht kompania po rrist shërbimet dhe kapacitetet për një prodhim sa më dinjitoz për të siguruar kontrata me brenda dhe jashtë vendit në prodhimin e aksesorëve të precizionit të lartë. “2022 ka qenë një nga vitet më sfidues, bashkë me atë të pandemisë, pasi rritja e çmimeve të çdo produkti dhe lëndë e parë që na duhet për të procesuar shërbimet tona ishte drastik dhe tregu nuk është stabilizuar akoma me çmimet”. Për këtë arsye, ai rezervohet të flasë për planet e ardhshme, duke ia lënë kohës të tregojë.
XOEN po mbështetet këtë vit nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në fazën e zgjerimit si startup.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.