X është duke testuar një mjet videokonferencash - Business Magazine Albania

X është duke testuar një mjet videokonferencash

X i Elon Musk tashmë ka deklaruar se synon të konkurrojë me LinkedIn për listat e vendeve të punës dhe PayPal për pagesat. Tani dëshiron të përballet me Zoom, Google Meet dhe Microsoft Teams me një mjet videokonferencash!

Një nga punonjësit e X, Chris Park, ka ndarë informacionin se kompania ka mbajtur konferencën e saj të parë të brendshme në lidhje me këtë ide. Park theksoi se reagimet fillestare nga ekipi ishin të fuqishme dhe kompania ka të ngjarë të zhvillojë veçori të reja, si mundësia për të rregulluar altoparlantët dhe përmirësimin e njoftimeve për të treguar kur njerëzit bashkohen, ose largohen nga konferenca.

Pronari i X, Elon Musk iu përgjigj postimit me një emoji zjarri, që është më afër një konfirmimi zyrtar, tani që X nuk u përgjigjet më pyetjeve të shtypit nën udhëheqjen e Musk.
X

Një studiues i aplikacioneve, i cili përdor P4mui në platformë, tregoi se përdoruesit do të jenë në gjendje të krijojnë takime të reja direkt nga aplikacioni iOS, ose menjëherë, ose të planifikuara për më vonë, ngjashëm me mjetet e tjera të konferencave në internet.

Lexo edhe: Meta dhe Instagram po zhvillojnë një veçori të re për ndarjen e muzikës në rrjetet sociale

 

X

 

Një studiues tjetër i aplikacionit, Nima Owji , vuri në dukje se funksioni i konferencës mund t’i lejojë organizatorët të vendosin një kod unik për çdo takim që pjesëmarrësit duhet të fusin ndërsa bashkohen.

 

X

 

Si shumë nga funksionet e reja të përfolura në platformat e zotëruara nga Musk, funksioni i konferencës ende nuk ka një datë të caktuar lançimi, apo një plan të qartë për prezantim. Vlen të theksohet se X tashmë mundëson transmetimin e drejtpërdrejtë të videos përmes produktit të tij Spaces. Platforma të tilla, si Zoom dhe Google Meet u ofrojnë përdoruesve mundësinë të kalojnë mes videokonferencave dhe transmetimeve në stilin e seminarëve. Prandaj, nuk do të ishte çudi, nëse X vendos të integrojë të dyja këto veçori.

Po ashtu, është e rëndësishme të monitorohet me kujdes se si platforma trajton lançimin e veçorisë së re. Në fillim të këtij viti, kur X prezantoi funksionin e thirrjeve, rrjeti social e aktivizoi atë automatikisht për të gjithë përdoruesit. Për më tepër, pati shqetësime lidhur me privatësinë, si për shembull mungesa e mbrojtjes së paracaktuar për maskimin e adresës IP. Para se X të lançojë funksionin e konferencës për të gjithë përdoruesit, duhet të sigurohet që kontrollet e privatësisë dhe sigurisë janë të përforcuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0