WSA mbështet sipërmarrjen rurale në Shqipëri - Business Magazine Albania

WSA mbështet sipërmarrjen rurale në Shqipëri


Në Shqipëri gratë zotërojnë vetëm 10% të fermave bujqësore, ndërkohë që mundësitë për një angazhim më të madh të tyre në aktivitetin rural mund të jetë më i madh. Organizata ‘Gratë në Bujqësinë e Qëndrueshme’ (WSA) prej disa vitesh po mbështet pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës dhe vetëpunësimin në sektorin e bujqësisë. WSA, në bashkëpunim edhe me donatorët e huaj po bëjnë përpjekje për përmirësimin e jetës së grave të zonave rurale dhe fuqizimin e tyre, me qëllim pjesëmarrjen më aktive të tyre, në aktivitetet bujqësore, shoqëri dhe më gjerë.

Lexoni: Femrat përballen me vështirësi për punësim dhe për të hapur biznese

WSA, falë përvojës së krijuar, maturimit profesional dhe larmisë së fushave që mbulon, në specialitete të tilla si, agronomi, ekonomi, mjedis, sociologji, po nxit aktivizimin e grave në aktivitete prodhuese artizanale dhe angazhime të tjera në fermat bujqësore dhe blegtorale.

Sipërmarrësja nga Ndroqi Nadire Reka, thotë se me mbështetjen e WSA, ka mundur të zgjerojë sipërfaqen e mbjellë me perime (domate dhe kastraveca) duke marrë kredi dhe punon nën konsulturën e ekspertëve të WSA për të siguruar shitjen e të gjithë prodhimit, përmes një menaxhimi të kujdesshëm nga vetë ajo.

Kjo organizatë operon në të gjithë vendin dhe synon të sensibilizojë komunitetin rural fermëror për një angazhim më të madh të tyre në sipërmarrje.

Lexoni: “Ana e Malit”, sipërmarrja sociale e ngritur mes natyrës së qytetit të Shkodrës

Ekspertë të WSA, krahas aktiviteteve informuese, ndërgjegjësuese, po avancojnë në ngritjen e sipërmarrjeve të reja dhe fuqizimit ekonomik të tyre duke ngritur nivelin e bashkëpunimit edhe me aktorë të tjerë, organizata dhe rrjete të ndryshme që kanë në fokus zhvillimin rural.

burimi: ATA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0