Qyteti i Shkodrës, i ashtuquajturi ‘djepi i kulturës’ shqiptare, hyn sot zyrtarisht në hartën e Wolt, platformës së njohur të tregtisë lokale ndërkombëtare për dorëzime të shpejta dhe të besueshme. Pas suksesit në Tiranë, Durrës e Vlorë, Wolt vijon zgjerimin strategjik duke sjellë teknologjinë dhe përvojën e veçantë të dorëzimit edhe në ‘kryeqytetin’ verior të vendit.
Që prej ditës së sotme, banorët e Shkodrës mund të shijojnë rehatinë e porosive online nga mbi 50 biznese partnere, duke filluar nga restorantet e njohura e deri te markat ndërkombëtare dhe dyqanet e shitjes me pakicë. Ndër partnerët e parë që i bashkohen platformës mund të përmendim Burger King, Opa, Neptun, Flaer, Ricordi Burger, Yves Rocher dhe Cliché, ndërsa shumë bashkëpunime të reja pritet të konfirmohen në ditët në vijim.
Shërbimi do të operojë çdo ditë nga ora 08:00 deri në 23:00, me një model dorëzimi tërësisht të dedikuar Wolt Delivery, i cili garanton shpejtësi, standard të lartë dhe një përvojë cilësore për çdo përdorues. Zona e mbulimit shtrihet deri në 9 kilometra, duke përfshirë thuajse të gjithë qytetin dhe lagjet përreth.
Sipas Lisandri Dragoj, Drejtor i Përgjithshëm i Wolt në Shqipëri dhe Kosovë, zgjerimi drejt Shkodrës ishte një hap që erdhi natyrshëm për kompaninë: “Shkodra ka një energji të veçantë dhe një komunitet të fortë biznesesh lokale. Ne besojmë se Wolt do t’i japë një shtysë të re tregut të shërbimeve në qytet, duke i ofruar konsumatorëve më shumë zgjedhje dhe duke mbështetur sipërmarrësit që kërkojnë të zgjerojnë praninë e tyre online.”
Platforma e Wolt ofron një përvojë mbresëlënëse: porosi në pak klikime, ndjekje të dorëzimit në kohë reale dhe pagesa të sigurta online. Për banorët e Shkodrës të cilët e përdorin aplikacionin për herë të parë, kompania ka përgatitur oferta të dedikuara, të cilat mund të zbulohen në faqen e internetit, ose duke shkarkuar aplikacionin celular, si në sistemin IOS, ashtu edhe në atë Android.
Me këtë zgjerim, Wolt synon të forcojë edhe më tej rolin e saj si partnere e besueshme e komunitetit urban, duke sjellë një mënyrë moderne, të shpejtë dhe pa stres për të marrë ushqimet dhe produktet e preferuara në pragun e shtëpisë suaj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto