Wolt, kompania udhëheqëse e teknologjisë që po revolucionarizon tregtinë lokale, vazhdon të sjellë ndryshime në mbarë Shqipërinë duke krijuar mundësi për të ardhura dhe duke punësuar qindra korrierë në qytete si Tirana, Durrësi dhe Vlora. Që prej nisjes së aktivitetit në tregun tonë, Wolt është bërë një partner i besuar për qindra mijëra konsumatorë, duke nxitur rritjen e ekonomisë lokale dhe duke mundësuar zhvillimin e komuniteteve.Nëse do të ktheheshim disa vite më parë, Shqipëria ka evoluar me shpejtësi në sektorin e teknologjisë si dhe në mundësitë për të ardhura. Wolt ka qenë një nga katalizatorët e këtij transformimi, duke sjellë mundësinë për të punuar si korrier me orar fleksibël ose sipas dëshirës dhe për të menaxhuar në mënyrë të përsosur balancën mes jetës personale dhe punës. Për disa, kjo do të thotë që një prind të mund të sjellë të ardhura për familjen por edhe të kalojë kohë në shtëpi; për disa të tjerë, nënkupton që një student të mund të fitojë të ardhura shtesë pa lënë pas dore studimet.
Lexo edhe:Wolt zgjerohet në Vlorë, duke sjellë shërbim të shpejtë të dërgesave në bregdetin e jugut
Përmes platformës së saj novatore, Wolt u mundëson korrierëve të fitojnë të ardhura sipas kushteve të tyre, qoftë me biçikletë apo motor. Mundësia për të zgjedhur oraret e punës dhe thjeshtësia e përdorimit të aplikacionit kanë bërë që Wolt të jetë një zgjedhje e preferuar për ata që kërkojnë pavarësi dhe balancë në jetën e përditshme.
“Si prind, planet ndryshojnë, dhe me Wolt mund të shkëputem nga puna pa problem sa herë që më nevojitet të çoj apo marr fëmijët nga shkolla. Më përshtatet shumë me stilin tim të jetës.” – u shpreh Floriani, partner korrier i Wolt në Tiranë.
Sipas Lisandri Dragoj, Menaxher i Përgjithshëm i Wolt Shqipëri dhe Kosovë, suksesi i Wolt qëndron tek njerëzit dhe teknologjia. “Në Wolt, ndihemi krenarë kur shohim se si platforma jonë fuqizon njerëz nga të gjitha sferat e jetës – studentë, prindër dhe profesionistë – për të fituar të ardhura shtesë ose duke bërë një punë fleksibël, duke qenë pjesë e një komuniteti të ndërtuar mbi besim dhe teknologji,” tha Dragoj. “Misioni ynë është të krijojmë një infrastrukturë digjitale që lidh njerëzit, bizneset dhe korrierët, duke nxitur rritjen ekonomike lokale dhe lehtësinë për të gjithë.”
Që nga fillimi i veprimtarisë në Shqipëri në 2024, Wolt është rritur me hapa të shpejtë dhe është bërë një emër i njohur për të gjithë. Sot, funksionon si një “qendër tregtare digjitale në xhepin tuaj” – duke ofruar gjithçka, nga ushqimet dhe produktet e supermarketit, te lulet dhe elektronika, të gjitha të dorëzuara direkt në derën tuaj.
Me investime të vazhdueshme në teknologji, partneritete dhe fuqizimin e sistemit të korrierëve, Wolt mbetet e përkushtuar të sjellë jo vetëm produkte, por edhe novacion e mundësi të reja në të gjithë Shqipërinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
