WIZZ AIR shton dy linja të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Pragës dhe Krakovës - Business Magazine Albania

WIZZ AIR shton dy linja të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Pragës dhe Krakovës

WIZZ AIR shton dy linja të reja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Pragës dhe Krakovës

PASAGJERI I 7-MILIONTË I VITIT NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS FLUTUROI NË UDHËTIMIN E PARË NISUR NGA TIRANA DREJT PRAGËS
Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror ka zgjeruar rrjetin e destinacioneve duke njoftuar hapjen e dy linjave të reja që lidhin qytetin plot gjallëri të Tiranës me dy qytetet magjepsëse të Pragës, në Republikën Çeke dhe Krakovës në Poloni. Planifikoni udhëtimin tuaj duke rezervuar drejt këtyre dy qyteteve me një çmim që fillon prej vetëm 14,99 euro në wizzair.com ose përmes aplikacionit WIZZ.
Fluturimet që do të lidhin Tiranën me Pragën dhe Krakovën do të operojnë tre herë në javë, gjatë gjithë vitit, duke përfshirë të hënën, të mërkurën dhe të premten. Fluturimet drejt këtyre dy qyteteve u nisën më 18 dhjetor 2023, dhe u shoqëruan me një aktivitet festiv ekskluziv të zhvilluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). Ky aktivitet i rëndësishëm jo vetëm shënoi përurimin e dy linjave të reja, por gjithashtu njohu një moment historik për aeroportin – arritjen e 7 milionë pasagjerëve që kanë fluturuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës brenda këtij viti.

Pasagjerit të 7-miliontë, i cili po udhëtonte në fluturimin e parë nisur nga Tirana drejt Pragës iu dhurua një kupon nga Wizz Air. Ky bashkëpunim mes Wizz Air dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ka luajtur një rol kryesor në lidhjen e pasagjerëve me qytetet ndërkombëtare. Gjatë këtij aktiviteti festiv, përfaqësues të Wizz Air dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës shprehën entuziasmin e tyre për përurimin e këtyre dy linjave të reja dhe arritjen e këtij momenti historik.
“Jemi të emocionuar për zgjerimin e dy linjave të reja të Wizz Air që nisen nga Tirana, duke u ofruar pasagjerëve shqiptarë mundësinë të eksplorojnë destinacionet e reja magjepsëse në Republikën çeke dhe në Poloni. Çmimet e biletave fillojnë nga vetëm 14.99 euro, diçka që pasqyron angazhimin tonë për të siguruar lidhjen e Shqipërisë me qytetet e tjera të Europës, duke ofruar gjithashtu shërbim të cilësisë më të mirë”, u shpreh Tamara Nikiforova, Menaxhere e Marrëdhënieve të Komunikimit në Wizz Air.

Lexo edhe:5 destinacionet dimërore që mund të vizitoni jashtë sezonit me ofertat e pakrahasueshme të Wizz Air

Për më tepër, Drejtori i Përgjithshëm i Operimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, gjithashtu u shpreh i emocionuar për arritjen e këtij momenti historik.

“Kemi arritur dyfishin e pasagjerëve krahasuar me vitin 2019 dhe gjithashtu në Tia kanë fluturuar 35% më shumë pasagjerë se vitin e kaluar. Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht Wizz Air është linja kryesore në Shqipëri dhe jo rastësisht, pasagjeri i 7 miliontë është në këtë fluturim të Wizz Air drejt Pragës”, u shpreh Piervittorio Farabbi.
Wizz Air, kryeson indrustrinë e aviacionit në Shqipëri, duke fluturuar drejt më shumë se 50 destinacioneve, në 16 shtete të ndryshme, midis të cilave 30 prej tyre janë destinacione unike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0