Wizz Air nis shërbimin e ri "Wizz Experiences" - Business Magazine Albania

Wizz Air nis shërbimin e ri “Wizz Experiences”

Wizz Air nis shërbimin e ri "Wizz Experiences"

Wizz Air, linja ajrore me rritje më të shpejtë dhe më e qëndrueshme në Evropë në botë*, ka lançuar WIZZ Experiencesnjë shërbim i ri shtesë për pasagjerët e tij në partneritet me Coras, ofruesi më i madh online i biletave për ngjarjet më të mira dhe aktivitetet përmes një aprikacioni të vetëm.

 Mbi 10 milionë bileta janë tani në dispozicion për klientët e Wizz Air në mbi 65 vende, 300 qytete dhe 20 gjuhë. Pasi të kenë siguruar çmimin më të mirë për fluturimin e tyre, pasagjerët mund të eksplorojnë një ofertë të madhe biletash atraksionesh dhe muzeumesh, turne turistike, leje sportive, ngjarje të drejtpërdrejta, muzikë live dhe shfaqje teatrale vetëm një klikim larg. Të gjitha biletat janë të disponueshme në faqen dhe aplikacionin zyrtar të Wizz Air, përmes një procesi të lehtë dhe të qetë rezervimi.

 Disa nga ngjarjet më të njohura nëpër destinacionet e Wizz Air përfshijnë:

James Goodwin, Shefi i të Ardhurave në Wizz Air tha: “Ne jemi të kënaqur të vazhdojmë të zgjerojmë gamën tonë të shërbimeve me – WIZZ Experiences. Nëpërmjet këtij shërbimi të ri, klientët do të kenë akses në mbi 10 milionë bileta atraksioni në një vend, me një eksperiencë të lehtë dhe pa probleme rezervimi. Falë një game të gjerë produktesh ndihmëse dhe shërbimesh partnere, pasagjerët tanë tani mund të ndërtojnë të gjithë udhëtimin me Wizz Air, nga fluturimi deri te blerjet e lehta në bord, transfertat, akomodimi dhe aktivitetet. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë ofertën tonë për ta bërë Wizz Air furnizuesin më të mirë për nevojat e çdo udhëtari.”

Mark McLaughlin, CEO i Coras, komentoi: “Ne jemi të kënaqur që jemi partnerë me Wizz Air në mënyrë që klientët e tyre të mund të blejnë bileta për ngjarjet dhe aktivitetet më të mira. Ndeshje futbolli të Premier League, koncerte live dhe atraksionet ikonike janë një shtytës kryesor i udhëtimit dhe çfarë bën klienti kur është në destinacion.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0