Wizz Air nis fluturime speciale nga Shqipëria për në Kampionatin Europian të Futbollit 2024 - Business Magazine Albania

Wizz Air nis fluturime speciale nga Shqipëria për në Kampionatin Europian të Futbollit 2024

Wizz Air nis fluturime speciale nga Shqipëria për në Kampionatin Europian të Futbollit 2024

Wizz Air, linja ajrore më e madhe dhe më e qëndrueshme për mjedisin në Shqipëri në nivel global njoftoi se do të kryejë fluturime speciale për tifozët shqiptarë të futbollit në ndeshjet e Kampionatit Europian të Futbollit në Gjermani. Fluturimet speciale do t’i çojnë tifozët në shtëpi edhe pas ndeshjeve. Linja ajrore do të kryejë fluturime për ndeshjet nga Tirana në datat 15, 19 dhe 24 qershor. Tifozët e futbollit që dëshirojnë të mbështesin ekipin kombëtar mund të blejnë biletat e tyre me çmim fiks sot nëpërmjet faqes së internetit të Wizz Air dhe aplikacionit celular të linjës ajrore.

Lexo edhe:Wizz Air ofron tarifa speciale rezervimi për pasagjerët e Albawings në Tiranë

Tamara Nikiforova, Menaxhere e Komunikimit të Wizz Air tha: “Ne jemi të kënaqur që mbështesim tifozët e kombëtares shqiptare duke i çuar ata në ndeshjet e Kampionatit Europian 2024, në mënyrë që të shohin personalisht lojtarët e tyre të preferuar dhe të brohorasin për ta. Oraret e fluturimeve janë përshtatur posaçërisht me datat e ndeshjeve, duke e bërë më të lehtë për tifozët të kthehen në shtëpi.”

wizzair

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0