Wizz Air fuqizon diversitetin gjinor në industrinë e aviacionit me nismën më të re "Woman on Air" - Business Magazine Albania

Wizz Air fuqizon diversitetin gjinor në industrinë e aviacionit me nismën më të re “Woman on Air”

Wizz Air fuqizon diversitetin gjinor në industrinë e aviacionit me nismën më të re "Woman on Board"

Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri, si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror, ka kënaqësinë të njoftojë nisjen e “Women on Air”, një forum dedikur punonjësve të Wizz Air. Kjo nismë novatore tregon përkushtimin e linjës ajrore ndaj diversitetit gjinor dhe zbatimin e tij në industrinë e aviacionit, një industri që tradicionalisht ka qenë e dominuar nga meshkujt. 

Forumi “Women on Air, i cili është i pari i këtij lloji në Wizz Air, bëri së bashku 140 pjesmarrës në Budapest dhe prezantoi një ekip grash të dalluara në industri, të cilat mbajnë poste të ndryshme, duke filluar nga kapitene dhe oficere të para deri tek drejtuese të larta të linjës ajrore, poste të larta në  dhënien e avionëve me qira, kompanitë prodhuese, përfaqësuese të autoritetit të industrisë, si dhe diplomatet në aviacion. Këta gra udhëheqëse në fushën e tyre, ndanë përvojat personale si dhe perspektivat mbi diversitetin gjinor dhe përfshirjen. Tema të tjera të diskutuara ishin postet udhëheqëse, ekulibri midis jetës personale dhe punës si dhe ndërtimi i besimit dhe tejkalimi i sfidave në bord dhe në mjedisin e korporatës. 

Forumi “Women on Air” përputhet me qëllimet e kompanisë për të arritur diversitetin dhe përfshirjen e të gjithëve në organizatë dhe në industrinë e aviacionit. Linja ajrore po punon në mënyrë aktive drejt fuqizimit të grave në të gjithë pozicionet, duke numëruar një shifër prej 65% të ekuipazhit të përbërë nga gra si dhe 5% pilote femra. Kompania po punon drejt qëllimit të saj: 7% e ekuipazhit të fluturimit të jetë i përbërë nga gra, një program që mbështetet edhe nga iniciativa e veçantë e Akademisë së Pilotëve “She Can Fly”, duke i krijuar të gjithë grave mundësi më të mira në zhvillimin e karrierës së tyre dhe sukses në fushën e pilotimit të avionëve. 

Lexo edhe:6 modelet karizmatike të lidershipit – Cili jeni ju?

Yvonne Moynihan, Zyrtare e Korporatës për çështjet mjedisore dhe sociale në Wizz Air tha: “Ne ndihemi krenarë për nisjen e iniciativës “Women on Air” si pjesë e përkushtimin të vazhdueshëm të kompanisë për të nxitur diversitetin dhe përfshirjen brenda Wizz Air, por edhe në industrinë e aviacionit në përgjithësi. Duke ofruar një platformë dinamike për gratë udhëheqëse, në të cilën ato mund të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre me ekipin e WIZZ, ne synojmë të frymëzojmë, fuqizojmë dhe t’u hapim rrugë gjeneratës së re të profesionistëve të aviacionit.”

Charlotte Pedersen, Anëtare Bordi në Wizz Air, tha: Industria e aviacionit, pavarësisht shumë përpjekjeve, mbetet prapa industrive të tjera për sa i përket diversitetit gjinor, prandaj është e rëndësishme të vazhdojmë të fokusohemi në frymëzimin dhe motivimin e më shumë grave për t’u bërë pjesë e këtij sektori. Gjithashtu, ne kemi nevojë që gratë të fuqizohen në karriera udhëheqëse – duke krijuar një mjedis më gjithëpërfshirës për të gjithë. Nuk duhet nënvlerësuar asnjëherë fuqia e të pasurit modele të tilla në të gjitha nivelet organizative.  Forumi i Wizz Air “Women on Air” është një mundësi e shkëlqyer për bashkëpunim dhe diskutime të ndryshme, ku të gjithë pjesëmarrëset mund të mësojnë nga njëra-tjetra, të gjejnë frymëzim, si dhe të eksplorojnë mundësi të ndryshme për zhvillimin e karrierës së tyre. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0