“Wikipedia” me pagesë për Big Tech - Business Magazine Albania

“Wikipedia” me pagesë për Big Tech

Në të ardhmen, “Wikipedia” ka vendosur të kërkojë pagesë nga kompanitë, jo nga përdoruesit- të cilët shfrytëzojnë shërbimet e saj, përfshirë gjigantët e teknologjisë “Apple”, “Amazon” dhe “Google”. Sipas “Wired Usa”, në fakt, fondacioni “Wikimedia”, një fondacion jofitimprurës që menaxhon enciklopedinë falas dhe që sapo ka mbushur 20 vjeç, po krijon një shërbim të ri me pagesë të quajtur “Enterprise” dhe që pritet të nisë deri në 2021.

Detajet nuk dihen ende, shërbimi mund të jetë një lloj varianti me pagesë i “API”-t të Wikipedia-s, domethënë i mjeteve teknologjike që përdoren për të integruar faqet dhe informacionin brenda shërbimeve të tyre. Të tilla si, për shembull, kutitë e informacionit që shfaqen kur ju kërkoni në Google dhe i referoheni përmbajtjes së Wikipedia-s, ose informacioni i nxjerrë nga enciklopedia falas që japin asistentët e zërit si Alexa e Amazon ose Siri i Apple kur i pyet për një temë. Por gjithashtu ato shërbime që përdorin Wikipedia si një burim dhe verifikim për të luftuar dezinformimin, disa prej të cilave kanë ofruar donacione në këmbim të përdorimit, të tjerët në vend të kësaj kanë nisur iniciativa të bazuara në Wikipedia pa përfshirë fondacionin.

LEXO: BE harton rregulla të reja për Big Tech

“Për t’i bërë ballë çdo stuhie dhe për të pasur vërtet aftësinë për të ruajtur vizionin e konceptuar 20 vjet më parë, do të na duhen më shumë burime, më shumë partnerë dhe më shumë aleatë”, shpjegon fondacioni “Wikimedia”.
“Wikipedia, e themeluar më 15 janar 2001, është e hapur për kontributin e vullnetarëve dhe ende bazohet vetëm në modelin ekonomik të dhurimeve të përdoruesve. Në këto ditë, ka rifilluar fushata për të kërkuar donacione nga përdoruesit, në mbështetje të enciklopedisë falas.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0