Wikipedia mbush 15 vjeç!

Wikipedia mbush 15 vjeç!


Wikipedia’, një ndër faqet më masive në botë sa i përket dijes, mbush pas pak orësh 15 vjet nga hedhja e saj në web.

Ajo u themelua më 15 janar të vitit 2001 nga Jimmy Wales dhe Larry Sanger. Askush në fillim nuk e mendonte që kjo faqe do të linte në hije shumë libra dhe burime të tjera informacioni tradicional, madje shpesh citohet edhe si një burim i besueshëm.

‘Wikipedia na ka sfiduar të rimendojmë se si dija të mblidhet dhe të shpërndahet, duke hedhur poshtë konceptin se informacioni mund të vijë vetëm nga lart’, tha Jimmy Wales.

Kjo faqe ofron sot mbi 35 milionë të dhëna në 290 gjuhë të botës dhe ka miliona përdorues në mbarë globin. Në të janë të regjistruar mbi 80 mijë redaktorë vullnetarë. Përparësia e shërbimit është se ai është falas dhe mbështetet në donacionet e përdoruesve. Aty nuk ka dhe nuk lejohen reklamat.

Themeluesit kanë njoftuar për plane të cilat do ta zhvillonin më tej këtë shërbim.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0