Wiki Loves Heritage është fushata më e re që po zhvillon organizata e Wikimedianëve të gjuhës shqipe.
Kjo është një nismë botërore në kuadër të 20 vjetorit të Konventës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Wikimedian-ët e gjuhës shqipe ftojnë të gjithë kontribuesit e Wikipedia-s, komunitetet dhe organizatat mbrojtëse të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Shqipëri dhe Kosovë të marrin pjesë në dokumentimin e saj.
Ky dokumentim i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale vjen në formën e mbledhjeve të dëshmive/ përjetimeve/ historive personale të njerëzve gjatë periudhave të ndryshme historiko kulturore në Shqipëri dhe Kosovë në dialekte të ndryshme të gjuhës shqipe. Këto lloje dëshmish gojore do të regjistrohen me zë dhe do të ngarkohen në plaformën e Wikimedia Commonswit në internet.
Të gjithë njerëzit mund të marrin pjesë. Ju mund t’i ndihmoni gjyshërit, prindërit apo të afërmit të regjistrojnë historitë e tyre të përjetuara gjatë periudhës së komunizmit apo luftës së Kosovës për të mbrojtur kujtesën kolektive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Për më shumë informacion, lidhja si më poshtë: https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Wiki_Loves_Living_Heritage_in_Albania_%26_Kosovo_2023
Nëse keni pyetje kontaktoni: [email protected]
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.