Studimet e reja zbulojnë se sipërmarrësit kanë një personalitet më unik në krahasim me drejtuesit e korporatave. - Business Magazine Albania

Studimet e reja zbulojnë se sipërmarrësit kanë një personalitet më unik në krahasim me drejtuesit e korporatave.

Njerëzit duan të etiketojnë veten dhe të tjerët me karakteristika të veçanta. Kjo është e vërtetë, sidomos në ambientin e punës. Instrumentet që vlerësojnë personalitetin tuaj dhe i japin atij kuptim ose ngjyrë janë të shumta. Këto tipare të personalitetit përcaktojnë rrugën tonë në jetë. Më tepër se kaq, ato shërbejnë si parashikues të së ardhmes sonë; marrëdhëniet romantike, rrugëtimin e karrierës dhe madje edhe performancën në punë.

Në veçanti, ndërgjegjia dhe stabiliteti emocional janë tipare që lidhen me performancën e lartë në punë. Këto gjëra tashmë dihen, por studimi për të cilin flasim shkon më tej dhe eksploron ndryshimet në personalitet midis pozicioneve të ndryshme në punë: sipërmarrësve, menaxherëve, mbikëqyrësve dhe punonjësve.

Personaliteti në vendin e punës

Menaxherët, sipërmarrësit dhe mbikëqyrësit ndajnë përgjegjësinë për të udhëhequr të tjerët, por ata kanë role shumë të ndryshme. Sipërmarrësit krijojnë ide dhe procese për zbatimin e e ideve për kompanitë që ata themeluan. Menaxherët vendosin qëllime, motivojnë punonjësit dhe organizojnë aktivitetet për vendin ku ata punojnë. Ndërkohë, mbikëqyrësit janë më të përfshirë në punën e përditshme dhe në menaxhimin operacional.

Për të krahasuar këto katër pozicione, studiuesit përdorën të dhëna nga “U.K. Household Longitudinal Study”, një studim që mbledh informacion vjetor për familjet në Mbretërinë e Bashkuar. Përmes këtij sondazhi, ata mblodhën informacione për punën, si dhe për personalitetin e individëve. Tiparet e personalitetit u ndanë në 5 kategori të mëdha: neurotizmi, pranueshmëria, çiltërsia, ndërgjegjshmëria dhe ekstraversioni.

Le të shohim secilat prej tyre me radhë.

Lexo: Siguria kibernetike, Bajram Begaj do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Neurotizmi: ankthi, pesimizmi, droja.

U zbulua se sipërmarrësit dhe menaxherët kishin nivele më të ulta në neuroticizëm krahasuar me mbikëqyrësit dhe punonjësit. Kjo mund të jetë për shkak se stabiliteti emocional i bën ata më të aftë në përballimin e stresit dhe pasigurisë që shpesh shoqërohet me këto pozicione. Si mbikëqyrësi edhe punonjësi, luajnë nje rol integral në suksesin e kompanive.

Për një sipërmarrës, parashikimi i rezultatit të një projekti të ri, mund të jetë i vështirë. Për një menaxher, përmbushja e qëllimeve mund të jetë sfiduese. Megjithatë një këndvështrim i qetë dhe optimist ndaj problemit mund të jetë një faktor përcaktues për sukses.

Pajtueshmëria: Bashkëpunimi, besimi, dhembshuria.

Një zbulim tjetër, tregonte se menaxherët ishin më pak të pëlqyer sesa mbikëqyrësit dhe punonjësit. Edhe pse është e vërtetë që pajtueshmëria do të përmirësonte marrëdhëniet me bashkëpunëtorët dhe klientët, për menaxherët mund të jetë më e dobishme që të jenë më të rezervuar.

Ata duhet të marrin vendime të vështira për të mirën e kompanisë, të cilat mund të përfshijnë pasoja negative për kolegët e tyre. Të qenurit më të rezervuar në pajtim u lejon atyre t’i marrin këto vendime dhe t’i japin përparësi interesave të tyre personale, si dhe interesave të kompanisë.

Çiltërsia ndaj eksperiencave: kuriozitet intelektual, mendjehapur, kreativ.

Sipas kërkimit, sipërmarrësit ishin më mendjehapur ndaj përvojave, krahasuar me menaxherët, mbikëqyrësit dhe punonjësit. Ky zbulim nuk është befasues. Sipërmarrësit duhet të jenë inovatorë, pasi ata duhet të krijojnë një shërbim ose produkt të ri dhe të ndryshëm nga çfarë ekziston në treg.

Mirëpo, në krahasim me mbikqyresit dhe punonjësit, menaxheret janë me pak të hapur ndaj përvojave të reja. Për menaxherët, kreativiteti dhe inovacioni nuk janë prioritete kryesore; stabiliteti është thelbi i punës së tyre.

Lexo : Çfarë tregon zëri për personalitetin tuaj?

Ndërgjegjshmëria: Disiplinë, organizim, përgjegjësi.

Sipërmarrësit, menaxherët dhe mbikëqyrësit rezultuan më të ndërgjegjshëm se punonjësit. Në pozicionet e larta, ndërgjegjshmëria shpërblehet me promovime dhe çmime të rëndësishme.

Ekstrovertizmi: Shoqërim, këmbëngulje, komunikim.

Sipërmarrësit dhe menaxherët u zbuluan të ishin më ekstrovertë se mbikëqyrësit dhe punonjësit. Të zotërojnë aftësi sociale të jashtëzakonshme është thelbësore për sipërmarrësit, pasi i lejon të zhvillojnë marrëdhënie të mira me kompani të tjera që mund t’i ndihmojnë të zgjerohen.

Këto aftësi janë gjithashtu thelbësore për prezantimin e ideve e tyre në mënyrën më të mirë ndaj palëve të interesuara. Menaxherët, nga ana tjetër, duhet të jenë dominues për të ushtruar autoritetin e tyre mbi punonjësit e tyre.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0