‘WiFi4EU’, iniciativa për të ofruar internet falas në të gjitha hapësirat publike në shtetet e BE-së - Business Magazine Albania

‘WiFi4EU’, iniciativa për të ofruar internet falas në të gjitha hapësirat publike në shtetet e BE-së


Komisioni Europian bëri të ditur lajmin e arritjes së marrëveshjes mes Parlamentit Europian dhe Këshillit Europian për të nisur iniciativën ‘WiFi4EU’, e cila parashikon instalimin e ‘WiFi Hotspots’ në sheshet publike, parqet, spitalet dhe hapësirat e tjera publike në të gjithë BE-në.

Marrëveshja politike përfshin një angazhim nga të tre institucionet për të caktuar 120 milionë euro për të financuar pajisjet për shërbime falas publike Wi-Fi në 6,000 deri në 8,000 bashki në të gjitha vendet anëtare.

Burimet specifike të financimit do të finalizohen në rishikimin e kuadrit financiar shumëvjeçar të BE-së, u tha në deklaratën e KE-së, duke shtuar se autoritetet lokale do të jenë në gjendje të aplikojnë për fonde sapo të krijohet sistemi. Granti, i ndarë në formën e kuponëve, do të përdoret për blerjen dhe instalimin e pajisjeve, ndërkohë që autoriteti publik do të mbulojë kostot operative të vetë lidhjes.

Iniciativa WiFi4EU u prezantua për herë të parë nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në shtator të vitit 2016, i cili shpresonte se do të kontribuonte në vizionin “çdo fshat europian dhe çdo qytet me qasje të lirë në internet në qendrat kryesore të jetës publike deri në vitin 2020.

Komisioneri europian për tregun e brendshëm dixhital, Andrus Ansip, e përshëndeti marrëveshjen duke thënë se iniciativa do mund të përmirësojë lidhshmërinë mbi të gjitha vendet ku aksesi i internetit është i kufizuar.

“WiFi4EU është hapi i parë i mirëpritur, por shumë më tepër duhet të bëhet për të arritur lidhjen me shpejtësi të lartë në të gjithë territorin e BE-së, si përmirësimi i koordinimit të spektrit në të gjithë Europën dhe nxitja e investimeve në rrjetet me kapacitet të lartë që ka nevojë Europa”,-u shpreh ai.

burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0