WhatsAppi bëhet falas, nuk do të prezantojë më reklama

WhatsAppi bëhet falas, nuk do të prezantojë më reklama


Whatsapp ka shapllur se do të heqë dorë nga tarifat e abonimit, duke e bërë shërbimin falas për këdo. Më mirë ende, aplikacioni nuk do t’u shfaqë më reklama përdoruesve, pavarësisht se këto ndihmojnë më mirë në lidhjen e përdoruesve me bizneset dhe organizatat.

Ndryshimi, i publikuar në një postim zyrtar në blog të Hënën, e heq tarifën qe u ngarkohej disa përdoruesve një vit pas përdorimit.

“Për shumë vite, ne u kemi kërkuar disa përdoruesve të paguajnë një tarifë për përdorimin e WhatsApp-it pas vitit të tyre të parë. Dhe gjatë viteve të rritjes, kemi kuptuar se kjo politikë nuk ka funksionuar mirë,” lexohet në postimin e blogut.

Tarifat do të hiqen nga versione të ndryshme të WhatsApp “gjatë javë të ardhshme.” Whatsapp është shumë i vetëdijshëm se të “godasë” burimin e vet të vetëm të të ardhurave do të ngrinte pikëpyetje rreth reklamave të të tretëve. Por kompania ka një ide tjetër.

“Duke nisur nga ky vit, ne do të testojmë mjete që ju lejojnë ju të përdorni Whatsapp-in për të komunikuar me bizneset dhe organizatat nga të cilat keni interes . Kjo do të thotë të komunikoni me bankën tuaj nëse një transaksion i fundit ishte mashtrim, ose me një linjë ajrore rreth një fluturimi të vonuar,” lexohet gjithashtu në blog.

Ne vlerësojmë se Whatsapp do të tarifojë organizatat dhe bzneset për vendosjen e këtyre kanaleve me përdoruesit e tij nëpërmjet këtij shërbimi, pavarësisht se detajet nuk janë bërë ende publike. Whatsapp i cili u ble nga Facebook për 16 miliardë $ në Shkurt të 2014-s, momentalisht ka “përafërsisht” 1 miliardë përdoruesë, sipas postimit. CEO dhe bashkëthemeluesi i Facebook, Zuckerberg ka thënë në raste të ndryshme që ai pret që shërbimi të arrijë këtë objektiv.

 

/Mashable/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0