WhatsApp po teston një funksionalitet të ri të kërkuar nga përdoruesit - Business Magazine Albania

WhatsApp po teston një funksionalitet të ri të kërkuar nga përdoruesit


Përdoruesit e WhatsApp e dinë se me funksionalitetet si bisedat në grup dhe mesazhet që ju vijnë nga persona të ndryshëm gjatë gjithë ditës, bisedat më të rëndësishme mund të humbasin në listën e mesazheve.

Por tani shërbimi i mesazheve po teston një funksionalitet të ri që do ta bëjë menaxhimin e bisedave tuaja shumë më të thjeshtë.

“Android Police” njofton se WhatsApp po teston një veçori që do t’ju lejojë të bëni pin bisedat, duke i mbajtur ato në krye të listës së bisedave edhe nëse merrni mesazhe nga përdorues të tjerë.

Për të bërë pin një bisedë, përdoruesit duhet të mbajnë shtypur bisedën dhe një logo e pin do të shfaqet në shiritin e sipërm së bashku me logot e fshirjes (delete), mute dhe arkivave (archive). Përdoruesit mund të bëjnë pin deri në tre biseda dhe lehtësisht mund të heqin pin-in nga ndonjëra prej tyre për të shtuar një tjetër.

Funksionaliteti është duke u testuar në versionin beta të aplikacionit Android, të cilin përdoruesit mund ta marrin duke zgjedhur grupin beta këtu. Meqë funksionaliteti është vetëm në versionin beta, nuk ka asnjë garanci se do të përdoret për të gjithë përdoruesit, por për hir të mesazheve tona të humbura, sigurisht që shpresojmë që kjo të jetë e aksesueshme nga të gjithë.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0