Whatsapp po ndalon lajmet e rreme me një limit të ri mesazhesh

Whatsapp po ndalon lajmet e rreme me një limit të ri mesazhesh


WhatsApp po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, me qëllimin për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në këtë platformë.

Biznesi në zotërim të Facebook e ka aplikuar këtë lloj politike në Indi 6 muaj më parë.

Lëvizja e tij pasoi vrasjet e bëra nga turma njerëzish të zemëruar, episode për të cilat u fajësua përhapja e informacioneve të pavërteta përmes këtij aplikacioni.

Deri më tani, përdoruesit e WhatsApp mund ta shpërndanin një mesazh 20 herë. Përditësimi i rregullave u njoftua gjatë një eventi të organizuar në Xhakarta të Indonezisë.

Firma thotë se vendimi i marrë ishte rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm, pas testimeve të bëra në këtë vend përgjatë gjysmës së vitit.

“Limiti i vendosur e redukton ndjeshëm dërgimin e mesazheve nëpër botë”, tha një zëdhënëse e platformës.

Kjo, sipas saj, do të ndihmojë që WhatsApp të fokusohet te mesazhet private me rrethin e ngushtë, e me kalimin e kohës do të shihen mënyra të tjera për të zgjidhur çështjen e trajtimit të përmbajtjes virale.

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0