WhatsApp nisi lançimin e një sistemi të ri pagesash në Brazil, me të cilin përdoruesit mund t’i dërgojnë para individëve dhe bizneseve brenda bisedave online. Pagesat do të dërgohen sikur të ishin foto ose video në çat.
Facebook është duke ecur përpara me planet për të kapitalizuar tregjet në zhvillim dhe për të sjellë e-commerce në platformat e tij, duke filluar një shërbim të pagesave digjitale të bazuara në WhatsApp, për 120 milionë përdoruesit brazilianë të aplikacionit të mesazheve.
WhatsApp, aplikacioni popullor i mesazheve, i cili është pjesë e Facebook që prej vitit 2014, të hënën zbuloi një shërbim të ri pagese, WhatsApp Pay, i cili do t’u lejojë përdoruesve të dërgojnë para tek njëri-tjetri ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla, pa u larguar nga aplikacioni.
Lexoni: Formula 1 u zhvillua online, shpallet kampioni i ri
Lançimi i këtij shërbimi në Brazil, ndodh për herë të parë. Shërbimi vjen në treg pas komenteve të shefit ekzekutiv, Mark Zuckerberg në fillim të këtij viti që kompania do t’i jeptë përparësi këtij shërbimi në disa vende të botës si: Brazili, Meksika, Indonezia dhe India.
Brazili është tregu i dytë më i madh pas Indisë, ku përpjekjet e Facebook për të ofruar një shërbim pagese përmes WhatsApp janë testuar që në vitin 2018.
“Thjeshtimi i mënyrës së pagesave mund të ndihmojë në sjelljen e më shumë bizneseve në ekonominë digjitale, duke hapur mundësi të reja për rritje,” tha WhatsApp të hënën. “Për më tepër, ne po bëjmë dërgimin e parave për të dashurit aq të lehtë sa dërgimi i një mesazhi, i cili është i rëndësishëm pasi njerëzit janë fizikisht të distancuar nga njëri-tjetri.”
Facebook vazhdon përpjekjet për të lehtësuar më shumë blerjet në platformë, duke e lejuar atë të mbledhë të dhëna rreth modeleve të shpenzimeve dhe të garojë me gjigandin e e-commerce, Amazon.
Tashmë, kompania ka filluar të përdorë Facebook Pay, një shërbim të ngjashëm, në platformën e saj kryesore të Facebook dhe aplikacionin Messenger, ndërsa muajin e kaluar lançoi Facebook Shops, për të lejuar shitësit të krijonin shirita digjitalë në Facebook ose Instagram.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.