Western Union sjell risinë më të fundit, transferta ndërkombëtare me anë të Facebook Messenger - Business Magazine Albania

Western Union sjell risinë më të fundit, transferta ndërkombëtare me anë të Facebook Messenger


Roboti u prezantua në konferencën vjetore F8 Facebook e cila u mbajt më 18-19 Prill në Kaliforni.

Në 2016-ën Western Union ka transferuar rreth 80 miliardë $ në mbarë botën.

Kompania e njohur e transfertave të parave Western Union lançoi një robot komunikimi në Facebook Messenger përmes të cilit përdoruesit mund të transferojnë para nga Shtetet e Bashkuara në drejtim të 200 vendeve të botës.

Facebook Messenger është një prej alternativave moderne të transferimit të parave për Western Union.

Mbi 60% e transfertave dixhitale të parave kryhen përmes një pajisje mobile tha kompania.

Western Union hyn në këtë treg dy muaj pas konkurrentit TransferWise me një robot komunikimi në Messenger.

Burimi: PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0