Western Balkan Cyber Camp 2025 – 60 të rinj nga 6 vende të Ballkanit përgatiten në Shqipëri për sfidat e sigurisë kibernetike - Business Magazine Albania

Western Balkan Cyber Camp 2025 – 60 të rinj nga 6 vende të Ballkanit përgatiten në Shqipëri për sfidat e sigurisë kibernetike

Western Balkan Cyber Camp 2025 – 60 të rinj nga 6 vende të Ballkanit përgatiten në Shqipëri për sfidat e sigurisë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) përmbylli me sukses Western Balkan Cyber Camp 2025, një kamp treditor që mblodhi 60 të rinj nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, me synimin për të zhvilluar aftësitë e tyre teknike dhe strategjike në fushën e sigurisë kibernetike.

Ky kamp shërbeu si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, duke promovuar bashkëpunimin rajonal dhe krijimin e lidhjeve të qëndrueshme mes të rinjve me interesa të përbashkëta në sigurinë digjitale.

Gjatë kampit, pjesëmarrësit morën pjesë në trajnime intensive, sfida praktike dhe seanca mentorimi të udhëhequra nga ekspertë të industrisë. Programi përfshiu gjithashtu panele diskutimi me përfaqësues të nivelit të lartë, sesione praktike dhe gara sfiduese që synuan të formojnë liderët e ardhshëm në sigurinë kibernetike.

Një nga pjesëmarrëset, Selma Salman nga Bosnje dhe Hercegovina, theksoi se kampi ka qenë një mundësi për të zhvilluar aftësitë e saj dhe për të ndarë përvoja me të rinj të tjerë nga rajoni, duke krijuar lidhje të vlefshme për të ardhmen profesionale.

Lexo edhe: AKSK dhe ACTI lidhin marrëveshje për të fuqizuar sigurinë kibernetike dhe inovacionin në Shqipëri

Zëvendësdrejtoresha e AKSK, znj. Floreta Faber, theksoi se marrëdhëniet ndërkombëtare janë shumë të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike dhe se lidhja e ngushtë midis vendeve të rajonit ka rëndësi të veçantë. Ajo nënvizoi se ky kamp, që organizohet për të dytën herë radhazi nga AKSK, është një mundësi për të rinjtë jo vetëm të zhvillohen profesionalisht, por edhe të krijojnë lidhje të qëndrueshme me njëri-tjetrin.

Western Balkan Cyber Camp 2025 konfirmon përkushtimin e AKSK për të mbështetur zhvillimin e talenteve të rinj dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në rajon, duke krijuar një komunitet ekspertësh të përgatitur për të përballuar sfidat komplekse të sigurisë digjitale dhe për të mbrojtur infrastrukturat kritike të rajonit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0