Wesley Clark emërohet anëtar nderi i Dhomës Ekonomike Amerikane të Kosovës dhe i Bordit të guvernatorëve të saj - Business Magazine Albania

Wesley Clark emërohet anëtar nderi i Dhomës Ekonomike Amerikane të Kosovës dhe i Bordit të guvernatorëve të saj

Wesley Clark emërohet anëtar nderi i Dhomës Ekonomike Amerikane të Kosovë dhe i Bordit të Guvernatorëve të saj

Gjenerali në pension tashmë, Wesley Clark, është emëruar anëtar nderi i Dhomës Ekonomike Amerikane të Kosovës dhe anëtar nderi i Bordit të Guvernatorëve të saj. Bordi i Guvernatorëve e ka miratuar propozimin e Drejtorit Ekzekutiv, Arian Zekës, që Clarku të nderohet nga kjo Dhomë.

“Ndihemi jashtëzakonisht të nderuar dhe të privilegjuar që një personalitet i shquar si gjenerali Clark, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, e ka pranuar këtë rol në përvjetorin e njëzetë të organizatës sonë”, u tha nga OEAK.

Lexo edhe:Kaos global: Dështimet teknike godasin aeroportet, bankat dhe mediat – Fluturimet vonohen, shërbimet ndërpriten!

Ky vendim pritet të forcojë marrëdhëniet ekonomike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dhe të promovojë investimet në të dyja vendet.Wesley K. Clark është Kryetar dhe CEO i Wesley K. Clark & Associates dhe ka qenë i përfshirë në shumë industri, përfshirë energjinë dhe financat. Gjenerali Clark gjithashtu ka bërë kontribute të rëndësishme në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke udhëhequr forcat e NATO-s gjatë Operacionit Allied Force dhe duke luajtur një rol kyç në Dayton Peace Process. Karriera e tij e shquar ushtarake dhe arritjet e tij të gjera në biznes dhe akademi i kanë sjellë atij shumë çmime dhe nderime.

 

ACCK

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0