Webinar: Cilat janë veprimet kyç që do të na shënjojnë për jetë, pasi kriza të kalojë

Webinar: Cilat janë veprimet kyç që do të na shënjojnë për jetë, pasi kriza të kalojë


Thuhet gjithandej që jemi në kohë të vështira. Dhe kur dëgjon lajmet kupton që kjo është e vërtetë. Pandemia globale e shkaktuar prej COVID-19 ka shkaktuar dëme të mëdha në njerëz me bilance tragjike në rang global. Dhe si pas çdo goditjeje të papritur, kujtoni goditjen e tërmetit të 26 Nëntorit, vijnë pas-goditjet, që çdo ditë e më shumë po artikulohen si efektet zinxhir që do ketë karantina në goditjen ndaj ekonomisë. Vetë termi “kohë të frikshme apo kohë të këqija” mund të përkufizohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm.

Lexo: Pse Covid-19 po vë në rrezik shpëtimin e Notre Dame ?

Por, disa kanë dëshirë ta përkufizojmë në këtë mënyrë: “Kur nuk pret nga të tjerët të të krijojnë mundësi për ty por përvesh mëngët dhe fillon të krijosh vlerë për të tjerët dhe sakaq të krijosh të ardhurat e tua!”

Si mund të ndihmojmë veten që këtë situatë ta kthejmë në favorin tonë apo në favor të biznesit që drejtojmë? Elida Motro Iljazi – themeluese dhe drejtuese e EMI-CC Coaching and Consulting – i jep përgjigje në Episodin 91 dhe Episodin 92 të podkastit të saj  Miqesisht Elida”.

EMI-CC, e cila ofron Executive Coaching; Trajnim Vjetor i personalizuar i liderëve të tanishëm të biznesit dhe trashëgimtarëve të tyre, si dhe Kurs Vjetor për Burimeve Njerëzore, gjatë këtyre javëve po vijon punën normalisht online sipas përvojës disa vjeçare. Në ‘kohërat e këqija’ me të cilat po përballen klientët-miq së fundmi, përmes platformave online po ndihmohen të përballen me vendime që bëjnë ndryshimin midis sipërmarrësve që do dalin fitues nga këto kohë dhe atyre që kanë shkelur butonat e panikut, ankimit apo dorëzimit në këto kohë të vështira.

Ndërsa për këdo tjetër, EMI-CC, iu jep mundësinë që, të regjistroheni për një intervistë /sesion konsulencë falas në lidhje me zhvillimin personal dhe profesional në këto kushte.

Lexo: Shpenzimet “marramendëse” për sigurinë e Zuckerberg. Facebook harxhon 23 milionë dollarë

Gjithashtu mund të ndiqni falas webinarin online në datën 16 Prill me temë ‘Cilat janë veprimet kyç që do të na shënjojnë për jetë, pasi kriza të kalojë?” Regjistrohu falas këtu

Për të ndjekur webinarin IloveHR për Burimet Njerëzore me temë “Planifikimi Strategjik i BNJ në kohë të vështira” regjistrohuni këtu.

Për të parë aktivitetet dhe seminaret për muajin Prill mund t’i shikoni këtu.

Ktheni kartantinën në avantazhin tuaj për të gjithë jetën!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0