World Wide Web Consortium (W3C) dhe FIDO Alliance lajmëruan se një model i ri i quajtur WebAuthn (Web Authentication) është promovuar për në Candidate Recommendation, stazhi i parafundit për Web Standards Process.
WebAuthn, është një spcifikim i cili i lejon shfletuesit e internetit, të ekspozohen ndaj hardware të ndryshëm si USB, Bluetooth apo NFC, për të aksesuar një faqe interneti. Këto hardware i lejojnë përdoruesit që të provojnë identitetin e tyre, pa username apo password. WebAuthn është zhvilluar nga W3C në bashkëpunim me FIDO. FIDO, është një kompani e cila zhvillon sisteme vërtetimi të sigurta. W3C, është një grup që mbikqyr zhvillimin e standarteve në rrjet.
Nëse WebAuthn është i aktivizuar, përdoruesit mund të aksesojnë si me hardware biometrik (fingerprint), ashtu edhe me hardware të tjerë si psh. USB. WebAuthn nuk le gjurmë të dhënash apo passworde kështu që kjo e mbron atë nga sulmet e ndryshme.
Microsoft, Google dhe Mozilla, deri më tani kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj këtij modeli të ri.
Kështu, Chrome 67 dhe Firefox 60, do ta kenë të integruar WebAuthn në update e tyre të cilat pritet të dalin në muajin Maj.
Burimi: Ars Technica
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.