Weatherwatch, shkenca shumë komplekse e patinazhit mbi akull - Business Magazine Albania

Weatherwatch, shkenca shumë komplekse e patinazhit mbi akull

Patinazhi mbi akull është disi kundërintuitiv: pse vallë një teh i ngushtë e bën më të lehtë rrëshqitjen mbi akull? Shpjegimi shkencor është çuditërisht kompleks, por njerëzit pa njohuri shkencore e kishin zbatuar praktikisht këtë ide shumë kohë më parë.

William FitzStephen përshkruante në vitin 1173 se si londinezët argëtoheshin në kushtet e ngricave: “Turma të të rinjve dalin për të luajtur mbi akull. Disa prej tyre vendosin kocka të këmbëve të bagëtive nën shputat e këmbëve, duke i lidhur rreth kyçeve… dhe rrëshqasin me shpejtësinë e një zogu që fluturon.” Disa nga këto patina të hershme prej kocke janë sot të ekspozuara në Muzeun e Londrës.

Lexo edhe:10 teknologji antike që edhe sot është e vështirë për t’i riprodhuar

Shpjegimi standard, se presioni i ushtruar në një sipërfaqe shumë të vogël e shkrin akullin duke krijuar një shtresë të hollë uji rrëshqitëse, është vetëm një pjesë e historisë. Presioni e ul vetëm pak pikën e shkrirjes së akullit; pjesa më e madhe e “punës” bëhet nga nxehtësia e krijuar nga fërkimi mes tehut dhe akullit. Kjo është arsyeja pse tehet e patinave nuk janë pasqyra të lëmuara, por janë të projektuara në mënyrë të tillë që të ruajnë ekuilibrin mes rrëshqitjes dhe kapjes.

Patinat mbi akull ka të ngjarë të jenë frymëzuar fillimisht nga fakti se vetë akulli është i rrëshqitshëm. Kjo ndodh për shkak të një efekti tjetër: mbi sipërfaqen e akullit ekziston një shtresë shumë e hollë molekulash të çrregullta, e cila sillet si një “gjysmë-lëng” dhe ul fërkimin. Kjo shtresë e bën të mundur rrëshqitjen mbi akull shumë lehtë, madje edhe pa patina.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0