WBYL e financuar nga RCC, lançon Laboratorin e Politikave Rinore mbi Axhendën e Gjelbër - Business Magazine Albania

WBYL e financuar nga RCC, lançon Laboratorin e Politikave Rinore mbi Axhendën e Gjelbër

Laboratori Rinor i Ballkanit Perëndimor (WBYL) i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) lançoi Laboratorin e Politikave Rinore mbi Axhendën e Gjelbër. Pas dy Laboratorëve të parë të suksesshëm të Politikave Rinore mbi Papunësinë e të Rinjve dhe Shëndetin Mendor, Axhenda e Gjelbër është zgjedhur si një temë prioritare mbi të cilën të rinjtë e Ballkanit Perëndimor donin të krijonin politika që do të sjellin ndryshim.

“Të thuash se askush nuk ka mbetur prapa përgjatë tranzicionit do të thotë të angazhohesh në çdo segment të shoqërisë dhe të sigurohesh që qëndrimet, zërat dhe nevojat e tyre të dëgjohen kur merren vendime që i prekin. Kjo vlen edhe për të rinjtë, pasi ata qëndrojnë në vijën e parë të frontit, duke përjetuar realitetin e ashpër të ndryshimeve klimatike, por zërat e tyre shpesh dëgjohen të fundit. Të mos harrojmë se ata nuk janë përgjegjës për praktikat më shkatërruese, por janë ata që paguajnë çmimin më të lartë. Kjo është arsyeja pse Laboratori i Politikave Rinore duhet të jetë një vend ku idetë lulëzojnë, kritikat konstruktive ndezin inovacionin dhe ku ndërmerren hapa vendimtarë drejt një rajoni më eko dhe miqësor ndaj të rinjve.” tha Ognjen Markoviç, Udhëheqësi i Ekipit të Laboratorit Rinor të RCC-së në BP gjatë hapjes së Konferencës  për Laboratorin e Politikave Rinore mbi Axhendën e Gjelbër.

Lexo edhe:digitaltour: Fuqizimi i agroturizmit në Shqipëri përmes pagesave digjitale

Ky proces konsultativ i bazuar në shembullin e Dialogut Evropian për Rininë lehtëson komunikimin midis të rinjve dhe vendimmarrësve për të zbatuar prioritetet e politikave rinore dhe për të përforcuar zërat e të rinjve në politikëbërje. Kjo nismë shënon një moment historik të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal të të rinjve, duke theksuar angazhimin e përbashkët për të luftuar ndryshimet klimaterike dhe promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore. Duke i dhënë përparësi axhendës së gjelbër, këta liderë të rinj po i hapin rrugën një Ballkani Perëndimor më elastik dhe të qëndrueshëm dhe po e afrojnë rajonin më afër Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane ambicioze që synon ta bëjë Evropën neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050.

“Mirëqenia e të rinjve është një gur themeli i politikëbërjes së BE-së. Nëpërmjet nismave si Laboratorët e Politikave Rinore, ne sjellim këto praktika në Ballkanin Perëndimor, duke krijuar mjedisin ku zërat dhe idetë rinore mund të lulëzojnë, përmes këtij projekti të financuar nga BE. Duke i dhënë përparësi shqetësimeve mjedisore që përputhen me qëllimet kryesore evropiane,  nxisim një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë”, tha Gianluca Vannini, Shef i Seksionit për Zhvillimin Social, Shoqërinë Civile dhe Bashkëpunimin Ndërkufitar në Zyrën e BE-së në Bosnje Herzegovinë.

“Le të qëndrojmë të bashkuar në thyerjen e barrierave dhe krijimin e një bote që lulëzon në qëndrueshmëri dhe përfshirje. Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë që keni. Varet nga ne, të rinjtë që të angazhohemi dhe të kërkojmë një ndryshim që duam të shohim në rajon”, tha Anastasija Gjorgja Bosançiq, Ambasadore e Rinisë Evropiane, Avokate për të Drejtat e Njeriut dhe Ambientaliste.

Gjatë Konferencës tre-ditore, të rinjtë dhe politikëbërësit bashkë-krijuan rekomandime rajonale mbi temat e Avokimit të Axhendës së Gjelbër, Parandalimi i Ndotjes Plastike dhe Ekonomisë Qarkulluese. Këto do të jenë bazë për zgjidhjet mbi të cilat do të punojë një grup pune nga çdo ekonomi e Ballkanit Perëndimor gjatë një procesi njëvjeçar.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0