Warren Buffett thotë se ky vendim unik për investime, do të jetë për shumë kohë më i miri që do të keni bërë ndonjëherë - Business Magazine Albania

Warren Buffett thotë se ky vendim unik për investime, do të jetë për shumë kohë më i miri që do të keni bërë ndonjëherë

Warren Buffett

Të përfshihesh plotësisht në këtë strategji investimi, do të japë më shumë fitime, por nuk është ajo që mendoni.

Warren Buffett na ka dhënë shumë këshilla “të shëndosha” gjatë jetës së tij. Investitori më i madh i kësaj gjenerate ka grumbulluar miliona njerëz që kanë mësuar, si Buffett, se suksesi afatgjatë arrihet duke marrë vendime të mençura për investime.

Ndërsa merrni këto vendime të mençura, në çfarë asetesh duhet të investoni më shumë? Warren Buffett ka një përgjigje të thjeshtë për këtë pyetje dhe nuk është ajo që mendoni.

Në një intervistë të vitit 2019 me kryeredaktorin e “Yahoo Finance”, Andy Serwer, Buffett tha:=

-“Deri më tani investimi më i mirë që mund të bëni është te vetja juaj.”

Ai shtoi se investimi në zhvillimin e aftësive tuaja të komunikimit – si me shkrim edhe personalisht – “mund të rrisë vlerën tuaj me të paktën 50 përqind”.

Lexo: Bitcoin, sa më i njohur bëhet, aq më shumë urrehet

Mos ndaloni së mësuari

Ajo që autori, Marcel Schwantes ka mësuar pasi ka ndjekur Buffett është se për të përfituar sa më shumë nga investimi juaj, ju kurrë nuk duhet të ndaloni së përfituari njohuri, lloji i njohurive që të bëjnë më të mirë si një person në tërësi, jo vetëm si një investitor.

Të mësuarit për gjatë gjithë jetës së Buffett, të cilën ai e ndan me partnerin e Berkshire Hathaway dhe kolegun e tij të vjetër, Charlie Munger, është ingredienti sekret i suksesit të tyre. 

Munger një herë ka thënë:

-“Warren Buffett është bërë një investitor shumë më i mirë që nga dita kur e takova dhe unë gjithashtu. Loja është të vazhdosh të mësosh dhe nuk mendoj se njerëzit,  të cilëve nuk u pëlqen procesi i të mësuarit, do të vazhdojnë të mësojnë”.

Shumica e njerëzve mendojnë se të mësuarit ndalet pasi fitoni diploma dhe çertifikime. Jeta ka të bëjë me të mësuarit e vazhdueshëm dhe ka shumë mënyra të tjera për ta bërë këtë.

Mësoni duke u rrethuar me njerëzit e duhur.

Buffett foli me disa studentë kolegji disa vite më parë dhe tha, “Ju do të shkoni në drejtim të njerëzve me të cilët shoqëroheni. Prandaj është e rëndësishme të shoqëroheni me njerëz, të cilët janë më të mirë se ju”.

Siç thotë shprehja e famshme, ne jemi mesatarja e pesë personave me të cilët kalojmë më shumë kohë. Sigurohuni që të shoqëroheni me ata që janë më përpara gjatë rrugës, të cilët mundet t’ju ndihmojnë të mësoni gjëra të reja, të rriteni dhe të përparoni në karrierën tuaj.

Mësoni duke eleminuar zakonet tuaja të dëmshme.

Një pjesë klasike e këshillës së Warren Buffett mund të jetë një pikënisje e mirë për procesin tuaj të të mësuarit: Kapërceni zakonet e këqija që mund t’ju ndalojnë të arrini potencialin tuaj të plotë. Buffett një herë ka thënë, “Unë shoh njerëz me modele sjelljeje vetëshkatërruese. Ata me të vërtetë kanë rënë në grackën e tyre”. 

Ai këshilloi studentët e diplomuar në “University of Florida” të mësojnë dhe praktikojnë zakone të mira sa më herët para se të jetë tepër vonë. “Ju do të mund t’i eleminoni ato shumë më lehtë në moshën tuaj sesa në moshën time, sepse shumica e sjelljeve bëhen zakone”, tha Buffett.

INC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0