Decanter, revista prestigjioze e verës, e ka cilësuar Shqipërinë “diamant i pazbuluar i varieteteve autoktone”. Një delegacion i lartë i qeverisë shqiptare në Japoni po prezantojnë “Made in Albania”, për të mundësuar lidhjen e urave tregtare me botën aziatike.
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, pjesë e kësaj vizite, tha se, “Me investimet në standardet e vreshtave dhe teknologjive të reja, rregullimin e kuadrit ligjor dhe të gjithë zhvillimet cilësore që kanë ndodhur në sektorin e verës shqiptare, sot jemi gati për ta prezantuar verën shqiptare gjerësisht në botë dhe këtë po bëjmë me fokus”.
Një degustim profesional u zhvillua verërat autoktone shqiptare, ku ishin dhjetëra somelierë. Ky degustim uporganizua nga delegacioni shqiptar dhe Shoqata Kombëtare e Somelierëve të Japonisë.

“Më erdhi mjaft mirë që bota po vlerëson cilësinë dhe karakteristikat e territorit të verërave shqiptare, duke i hapur njëkohësisht rrugën eksportit të verës në tregun e madh japonez”, ka shtuar Krifca, duke theksuar se aktivitete si ky do zhvillohen edhe në tregje të tjera të rëndësishme e me potencial.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto