Vrojtimi i Deloitte Albania rreth punësimit: vetëm 5.5% duan të punojnë në distancë - Business Magazine Albania

Vrojtimi i Deloitte Albania rreth punësimit: vetëm 5.5% duan të punojnë në distancë

Çdo i  ri që hedh hapat e parë në tregun e punës, përballet me pikëyetje, sfida dhe perceptime për karrierën, zgjedhjet e duhura dhe punëmarrësin ideal. Që prej vitit 2015, Deloitte Central Europe, pjesë e së cilës është edhe Deloitte Albania, zhvillon studimin bazuar në sondazhet me të rinjtë, studentët dhe sapo të diplomuarit mbi perceptimin e tyre rreth tregut të punës në Shqipëri. Vrojtimi i kryer gjatë vitit më sfidues, ai i pandemisë globale nxjerr në pah të dhëna interesante për t’u marrë parasysh nga vendimarrësit, institucionet arsimore, punëmarrësit dhe bizneset. 

Në këtë kuadër, Deloitte Albania prezantoi sot rezultatet e vrojtimit “Hapat e Parë në tregun e punës’ dhe zhvilloi një diskutim të hapur mbi rezultatet me panelistët e ftuar: Kreshnik Robo, Partner dhe Drejtor Ekzekutiv i Deloitte Albania, Oltian Rrumbullaku, Zv.Minister i Arsimit, Prof. Ardian Civici, Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Dr. Martin Serreqi, Zv.Dekan i Fakultetit të Ekonomisë.

Roden Pajaj, Drejtor i Burimeve Njerezore për Deloitte Albania zbuloi qëndrimin e të rinjve përsa i përket mënyrës se preferuar të punës në zyrë apo në distancë, karrierës jashtë vendit, punëmarrësit të preferuar apo kompetencave të punëmarrësve dhe punëdhënësve. 

Rezultatet u diskutuan mes të ftuarëve dhe panelit si të dhëna të rëndësishme që duhen vlerësuar nga të gjithë aktorët, dhe reflektuar në strategjitë dhe politikat e  burimeve njerëzore te bizneseve, në hartimin e politikave dhe programeve të studimit nga institucionet e arsimit të mesëm dhe të lartë si dhe mbi të gjitha të nxitet bashkëpunimi i gjithë aktorëve me qëllim që të rinjtë të marrin rrugën e duhur të karrierës që në hapat e parë në tregun e punës.

Një fakt interesant i studimit tregon se pavarësisht nga popullariteti i të punuarit në distancë, shumë pjesëmarrës në vrojtim në vendin tonë pranuan se të qenit larg zyrës shoqërohej me një seri sfidash, si ndërprerjet dhe shpërqendrimet e shkaktuara nga anëtarët e familjes, menaxhimi i kohës (përfshirë tendencën e të punuarit shumë), vetminë dhe mungesën e komunikimit.

Pak më shumë se gjysma e të rinjve pjesëmarrës (51.8%) do të donte të punonte në distancë vetëm një ose dy herë në javë, ndërsa 17.3% e tyre do të zgjidhte të ishte larg zyrës për më shumë se një javë në çdo muaj. Çuditërisht, vetëm 5.5% thanë se do të dëshironin të punonin plotësisht në distancë. Rezultate që tregojnë se faktori social dhe kontakti fizik mbetet I domosdoshëm për ta.

Një pjesë e madhe e të rinjve pjesëmarrës në vrojtim kanë plane të përcaktuara që të lëvizin jashtë për të punuar, 67 % shprehen të bindur për të konsideruar punë jashtë vendit. Kjo mund të jetë një arsye pse shumë kompani të mëdha janë lloji më tërheqës i punëdhënësit (me 49.8% të përgjigjeve që i vendosin ata si zgjedhje e parë), shumë më përpara se bizneset e huaja të vogla ose mesatare (8.8%) dhe kompanitë kombëtare të mëdha (9.6%). 3.2% e të intervistuarve do të konsideronin të punuarin për një start-up, duke sugjeruar kështu se të rinjtë kërkojnë siguri në fillimin e karrierës së tyre.

Për më shumë të dhëna, gjeni raportin e plotë në këtë link  

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0