Vrimat e zeza: Sinjali kozmik trondit Tokën pas 7 miliard vitesh - Business Magazine Albania

Vrimat e zeza: Sinjali kozmik trondit Tokën pas 7 miliard vitesh

Imagjinoni energjinë e tetë Diejve të lëshuar në një çast. Kjo është një valë gravitacionale që u përhap nga bashkimi më i madh i parë midis dy vrimave të zeza. Sinjali nga kjo ngjarje udhëtoi për rreth shtatë miliardë vjet për të arritur në Tokë, por ishte ende mjaft i fortë për të tronditur detektorë lazer në SHBA dhe Itali.

Studiuesit thonë se vrimat e zeza që përplasen prodhuan një entitet të vetëm me një masë 142 herë më të madhe se ajo e Diellit. Kjo është për t’u vlerësuar, pasi shkenca ka gjurmuar prej kohësh praninë e vrimave të zeza në qiell që janë mjaft më të vogla ose madje shumë më të mëdha. Por ky vëzhgim tregon vrimat e zeza të mesme në madhësinë 100-1,000 masa diellore. Instrumentet e interferometrit lazer të bashkëpunimit “dëgjojnë” për dridhjet në hapësirë që gjenerohen nga ngjarje kozmike me të vërtetë kataklizmike, ndërsa më 21 maj, 2019, të gjitha ato u shkaktuan nga një sinjal i mprehtë që zgjati vetëm një të dhjetën e sekondës.

LEXO: Astronomët bëhen dëshmitar të ‘’rrahjeve të zemrës’’ të Vrimës së Zezë

Algoritmet kompjuterikë përcaktuan se burimi ishin skajet fundore të dy vrimave të zeza spirale – njëra me një masë 66 herë më të madhe se Dielli, dhe tjetra me 85 masa diellore. Distanca deri në bashkim është llogaritur të jetë ekuivalente e 150 miliardë trilionë km.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0