Volvo tërheq nga tregu gjysëm milionë makina - Business Magazine Albania

Volvo tërheq nga tregu gjysëm milionë makina


Volvo ka njoftuar se do të heqë nga tregu gati gjysmë milionë makina të shtunën në mbarë botën për arsye sigurie.

Për shkak të një dështimi në prodhim, ekziston frika se një komponent brenda motorëve të caktuar me naftë mund të shkrihet. Në skenarin më të keq, kjo mund të çojë në zjarr të motorit dhe rrezikimin e jetës. Aktualisht, nuk ka raportime për lëndime apo aksidente.

Sipas një platforme suedeze lajmesh, ky gabim teknik prek disa motorë me katër cilindra me naftë të ndërtuar ndërmjet vitit 2014 dhe 2019. Stefan Elfström, një zëdhënës i Volvo, tha se modelet që kanë probleme janë V40, V60, V70, S80, XC60 dhe XC90.

Kjo vjen në një periudhë të vështirë për prodhuesin e makinave, i cili, pavarësisht rritjes së shifrave të shitjeve, raportoi një rënie të fitimeve të Enjten.

burimi: euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0