Volvo nis prodhimin e C40 Recharge në Ghent, Belgjikë - Business Magazine Albania

Volvo nis prodhimin e C40 Recharge në Ghent, Belgjikë

Volvo Cars ka filluar ditën e sotme prodhimin e modelit më të ri tërësisht elektrik, C40 Recharge, në fabrikën që gjendet në Ghent, Belgjikë.

C40 Recharge është makina e dytë tërësisht elektrike nga Volvo dhe është seria më e re nga këto makina që do të lançohet në vitet në vijim. Pas vitit 2030, Volvo Cars ka si qëllim të shesë vetëm makina tërësisht elektrike, dhe duke filluar nga viti 2040, ajo do të jetë një kompani neutrale ndaj mjedisit.

Lexo: Bitcoin mund të marrë “dritën jeshile” për tregtim në SHBA. Monedha në nivelet e saj më të larta

Fabrika në Ghent, një nga fabrikat më të mëdha të kompanisë, është një pioner i lëvizjes së Volvo Cars drejt elektrifikimit të përgjithshëm. Volvo Cars po rrit gjithashtu kapacitetin e makinave elektrike të prodhuara në fabrikën në Belgjikë deri në 135,000 makina të prodhuara në vit, dhe pret që më tepër se gjysma e prodhimit që do të dalë nga kjo fabrikë në 2022 do të jenë makina elektrike.

C40 Recharge është një makinë që përfaqëson të ardhmen tonë” tha Javier Varela, zëvëndës president për operacionet industriale dhe kualitetin në Volvo Cars. “Operacionet tona të prodhimit dhe bashkëpunimi me furnizuesit tanë janë çelësat që do të na ndihmojnë në arritjen e ambicieve tona në të ardhmen për sa i përket elektrifikimit dhe neutralitetit klimatik. Fabrika jonë në Ghent është gati për një të ardhme tërësisht elektrike dhe do të jetë një pjesë tepër e rëndësishme e rrjetit tonë industrial në vitet në vijim.

C40 Recharge është prezantimi më i ri që ndjek ambiciet e Volvo për krijimin e një të ardhmje me zero emëtime. Kompania do të prezantojë dhe disa modele të tjera elektrike në vitet në vijim dhe ka si qëllim që 50% e shitjeve që kompania bën deri në 2025 të jenë makina elektrike, ndërkohë që në 2030 do të shiten vetëm makina elektrike. C40 Recharge është e aksesueshme online përmes volvocars.com në tregjet e përzgjedhura në të gjithë botën. Klientët mund të bëjnë porosi nga shtëpia e tyre ose të bëjnë një porosi online bashkë me shitësin e tyre.

Kur klientët të pajisen me këtë makinë, ata do të kenë të përfshirë ofertën Care si përshembull shërbimet e makinës, garancia, asistenca në rrugë dhe sigurimi i opsioneve të karikimit në shtëpi kudo që është e mundur.

C40 Recharge ofron avantazhet e një SUV, por me një dizajn më të ulët dhe më të hijshëm. Në pjesën e brendshme të C40 Recharge klientët do të mund të eksperiencojnë cilësitë e pozicionimit të lartë të sediljes që shumica e drejtuesve të Volvo e pëlqejnë, ndërkohë që do të kenë mundësinë e përzgjedhjes së ngjyrës dhe opsioneve të dekorimit të cilat do të jenë unike për modelin. Kjo është gjithashtu makina e parë Volvo që nuk do të përdorë lëkurë në makina.

Njësoj si XC40 Recharge, C40 Recharge vjen me një nga sistemet infotainment më të mirë në treg, të krijuar në bashkëpunim me Google dhe i bazuar në sistemin operativ Android. Kështu ju do të përdorni lehtësisht shërbimet e ofruara nga Google, si Google Assistant, Google Maps dhe Google Play.

Lexo: Kufizimet e energjisë/ Enti Rregullator: Nuk do të ketë sanksione për kompanitë e licencuara

Forca shtytëse e makinës do të sigurohet nga 2 motorët elektrikë, nga një për secilin aks, të cilët fuqizohen nga bateria 78kWh. Kjo bateri mund të karikohet nga 10-80% në vetëm 40 minuta, ndërkohë që autonomia e makinës mund të shkojë deri në 440km.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0