Volvo drejt një të ardhme me zero përplasje - Business Magazine Albania

Volvo drejt një të ardhme me zero përplasje

Makina juaj Volvo do të kuptojë kur ju nuk jeni në gjendjen më të mirë dhe do të ndërhyjë kur ju të keni nevojë. Njerëzit mund të jenë të shpërqëndruar, të stresuar, të përgjumur ose në gjendje të tjera të cilat ndikojnë drejtimin tuaj. Dhe kur njerëzit nuk janë në gjendjen më të mirë tyren, ato mund të kenë nevojë për ndihmë.

Për të arritur vizionin drejt një të ardhmje me zero përplasje, Volvo po studion të gjitha shkaqet që mund të çojnë në një aksident. Tradicionalisht, kompania është fokusuar në përmirësimin e makinave në mënyrë që ato të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh rreth tyre për të mbrojtur njerëzit brenda në kabinë.

Mirëpo për të gjetur mënyra të reja se si të mbrojë njerëzit, Volvo duhet të shikojë më tej – duhet të përmirësojë makinën për të kuptuar gjendjen e drejtuesit.

Kjo është arsyeja se përse po prezantohet një sistem që kupton gjendjen e drejtuesit si standard në EX90, e cila do të prezantohet në 9 nëntor 2022. Ky sistem ndijor i brendshëm në kohë reale drejtohet nga një koncept i drejtpërdrejtë: nëse Volvo mund të kuptojë se kur drejtuesi është në një gjendje që nuk është optimale për drejtimin e makinës, atëherë makina mund të sigurohet që të ndërmarrë veprimet e duhura për të parandaluar aksidentet.

Ky sistem do të debutojë në EX90 dhe do të përfshijë grupin më modern të sensorëve të jashtëm.

“Studimi ynë tregon se thjesht duke mbikëqyrur drejtimin e shikimit të drejtuesit dhe se për sa kohë sytë e tyre qëndrojnë të mbyllur, mund të kuptohet shumë mbi gjendjen e drejtuesit.” tha Emma Tivesten, Eksperte e Lartë Teknike, Volvo Cars Safety Center.

Lexo: Volvo & Epic Games sjellin teknologjinë e vizualizimit real në gjeneratën e re të makinave falë Unreal Engine

“Duke bazuar përllogaritjet në zbulimet nga studimi, sistemi ndijor lejon që makinat tona të identifikojnë në qoftë se aftësitë e drejtuesit janë dëmtuar, ndoshta nga përgjumja, shpërqëndrimi apo shkaqe të tjera për mospërqëndrimin duke ofruar asistencë ekstra që i përshtatet më mirë situatës.”

Duke përdorur teknologjinë e patentuar për mbikëqyrje në kohë reale të lëvizjes së syve dhe sjelljes në timon, makina do të jetë në gjendje të marrë vendime të duhura për të ndihmuar drejtuesin kur ai ka nevojë. Asistenca mund të nisë me një sinjal të thjeshtë që rrit volumin në varësi të situatës. Nëse drejtuesi nuk përgjigjet ndaj këtyre alarmeve, makina mundet dhe që të ndalojë në anësi të rrugës, duke lajmëruar dhe drejtuesit e tjerë përmes dritave të rrezikut.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0