Vodafone në mbështetje të transformimit dixhital të gjelbër të Bashkimit Europian - Business Magazine Albania

Vodafone në mbështetje të transformimit dixhital të gjelbër të Bashkimit Europian

transformimi dixhital

Vodafone Group ka nënshkruar sot në eventin #DigitalDay2021, deklaratën për të mbështetur Transformimin Dixhital të Gjelbër  të BE-s.  26 Anëtarët e kësaj deklarate, të përbërë nga kompani telekomunikacioni dhe teknologjie , angazhohen për të ndihmuar në nxitjen e investimeve dhe zbatimin e zgjidhjeve dixhitale në industri të ndryshme, me qëllim frenimin e ndryshimeve klimaterike dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE-së u zotuan për të përshpejtuar transformimin dixhital të gjelbër dhe për të vënë në dispozicion të këtij angazhimi fondet e Komisionit Europian per rimëkëmbjen nga pandemia, si një instrument kryesor që ndihmon BE-në të dalë më e fortë dhe më e qendrueshme pas krizës.

“Dixhitalizimi është i rëndësishëm për kursimin e energjisë, për përdorimin më efiçent të burimeve natyrore dhe krijimin e nje ekonomie cirkulare. Duke investuar në konektivitet, dhe duke bashkëpunuar me industri të ndryshme dhe politikëbërësit, mund të krijojmë një të ardhme më të mirë e qëndrueshme për Europën” – tha CEO i Vodafone Group, Nick Read.

Lexo: eBiznes, një app për shumë shërbime

Ky angazhim është pjesë e qëllimit të kompanisë Vodafone për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë, duke u kujdesur për planetin tonë. Vodafone është angazhuar të reduktojë në zero emetimet e saj te karbonit në rang global, brenda 2040-ës, si dhe të përdor energjinë e përftuar vetëm nga burimet e rinovueshme, brenda 2030-ës. Vetem përmes zgjidhjeve dixhitale me IoT për bizneset , Vodafone do te mundësojë reduktimin me 350 milion tonë të emetimeve të karbonit deri ne 2030.

Si pjesë e Vodafone Group, Vodafone Albania i është bashkuar gjithashtu nismës për të zvogëluar ndikimet në mjedis, duke ndërmarrë hapa konkrete për përmirësimin e efikasitetit të energjisë, përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, për te reduktuar mbetjet nga rrjeti, si dhe duke vendosur kritere të reja mjedisore në proçesin e përzgjedhjes së furnitorëve.

Ndiq videon për më shumë .

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0