Vodafone Albania, rrjeti më cilësor edhe për e-gaming - Business Magazine Albania

Vodafone Albania, rrjeti më cilësor edhe për e-gaming

Komuniteti i të rinjve të apasionuar pas lojërave online është në rritje. Kjo ka çuar në krijimin e kampionateve të njohura dedikuar këtyre lojërave, ku së fundmi po spikasin lojtarë të zotë, të cilët fitojnë edhe çmime që kapin shifra marramendëse deri në 75.000 euro. 

Eventi i radhës është “Gjirafa50 Masters League”, liga më e madhe rajonale në gaming, ku kanë marrë pjesë skuadrat më të mira europiane, finalja e së cilës do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, në datat 9 dhe 10 tetor. Edhe në këtë edicion të dytë, Vodafone merr pjesë si partner zyrtar i “Gjirafa50 Masters League”. Vodafone mbështet kampionatet e mëdha të lojërave virtuale, ku shumë të rinj shqiptarë po spikasin dhe i kanë ato si dritare për të promovuar talentet e tyre në gaming. Një nga ekipet më të suksesshme shqiptare, i cili është mbështetur që prej fillimit nga Vodafone, është “Team Blink”, i cili ka konkurruar me sukses në evente ndërkombëtare, duke u radhitur ndër 40 ekipet më të mira në të gjithë botën dhe ka dalë ekip finalist në “Gjirafa50 Masters League”, bashkë me  3 skuadrat të tjera, Ave, Esuba, Trasko.

Lexo: Guvernatori Sejko pjesë e leksionit virtual të Shkollës Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës. Fokusi në tre krizat më të fundit

Vodafone ka shpërndarë, përmes platformës JUTH, 50 bileta për pjesëmarrjen fizikisht në “Gjirafa50 Masters League”, pasi juthistët kanë plotësuar një kuic me pesë pyetje bazuar në kuriozitetet rreth lojërave online. Ata që e kanë plotësuar më shpejt e më saktë testin kanë përfituar bileta për të qenë fizikisht në event. Ndërkohë, juthisti që e ka plotësuar më shpejt e më saktë këtë kuic ka fituar edhe një ekran Alienware. 

Por këto nuk janë të vetmet dhurata nga Vodafone dhe JUTH. Gjatë dy ditëve të eventit do të dhurohen edhe dy monitorë të tjerë Alienware, si dhe 4 routers Asus. Nëpërmjet një tjetër testi që juthistët do të plotësojnë gjatë eventit, ditën e dytë të tij, që është edhe finalja, fituesit do të kenë mundësi të bëjnë foto me ekipin e tyre të preferuar, “Team Blink”. 

Përveç emocioneve dhe adrenalinës, që vetëm lojërat online mund ta dhurojnë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë edhe performancën e një prej këngëtarëve më të pëlqyer nga të rinjtë, Ledri Vula, si dhe muzikën e Dj. Gamble. 

Vodafone, si kompania që ofron rrjetin më cilësor e të shpejtë dhe rrjetin më të mirë për gaming, ka mbështetur edhe turnamente të tjera të lojërave online, në Shqipëri dhe jashtë saj, si Vodafone Home Gaming, Vodafone Game Masters, e-Sports Digital Fest, etj. Sepse Vodafone është kudo ku loja online bëhet e fortë dhe më të fortët qëndrojnë për të luajtur! 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0