Guvernatori Sejko pjesë e leksionit virtual të Shkollës Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës. Fokusi në tre krizat më të fundit - Business Magazine Albania

Guvernatori Sejko pjesë e leksionit virtual të Shkollës Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës. Fokusi në tre krizat më të fundit

leksionit virtual

Ditën e djeshme, datë 7 tetor 2021, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mbajti një leksion publik virtual të organizuar nga Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike të Londrës (LSE) me temë: “Planning for the Post-COVID world: central bank policies in emerging economies”.

Në leksionin e mbajtur, Guvernatori Sejko e fokusoi prezantimin në tre çështje kryesore. Fillimisht ai u ndal në përvojën e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore në përballjen me tre krizat më të fundit të kaluara si: kriza financiare globale, 2008-2009; kriza e borxhit sovran evropian, 2010-2012; dhe kriza aktuale e pandemisë COVID-19.

Duke u ndalur më gjatë në krizën COVID-19, Guvernatori u shpreh se në mars të vitit 2020, ashtu si mbarë bota, dhe Shqipëria u përball me një situatë të pazakontë, një krizë shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19, i cili i detyroi qeveritë të ndërmarrin masa ekstreme dhe të pezullojnë një sërë aktivitetesh.

Në këtë situatë të vështirë, paralelisht me krizën shëndetësore, institucionet duhet të menaxhonin edhe situatën ekonomike, e cila u ndikua drejtpërdrejtë nga kjo krizë. Në këtë kuadër, një rëndësi të veçantë patën masat e menjëhershme të ndërmarra nga institucionet kryesore në vend, në bashkërendim me njëra-tjetrën.

Të gjitha institucionet koordinuan përpjekjet e përbashkëta për të ndihmuar agjentët ekonomikë në përballimin e kushteve të vështira dhe për të krijuar mundësitë për një rimëkëmbje sa më të shpejtë.

Si një ndër institucionet kryesore në vend, Banka e Shqipërisë mori në kohën e duhur masat e nevojshme për të mbështetur ekonominë shqiptare të goditur nga pandemia. Këto masa ndihmuan në zbutjen e efekteve negative në mirëqenien e bizneseve dhe individëve, si dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë post-pandemi.

Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë, duke monitoruar vazhdimisht situatën, përdori një sërë instrumentesh operacionale dhe hapësirën rregullatore në dispozicion, për të minimizuar pasojat e pandemisë në ekonomi dhe në sistemin financiar shqiptar në veçanti.

Masat e marra kanë dhënë rezultatin e tyre, duke garantuar ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, dhe lehtësimin e kostove të krizës për bizneset dhe familjet shqiptare.

Lexoni: Squid Game – Mësimet e jetës që ofron fenomeni botëror

Më tej, Guvernatori Sejko theksoi se një rol të rëndësishëm në përballimin me sukses të kësaj situate luajtën një sërë reformash të ndërmarra nga autoritetet shqiptare me impakt të drejtpërdrejtë në ruajtjen e stabilitetit financiar, por dhe koordinimi i vazhdueshëm në kohë me institucionet ndërkombëtare.

Së fundi, Guvernatori u shpreh se me tejkalimin e krizës së krijuar nga pandemia, vëmendja e institucioneve është përqendruar drejt sfidave të reja që paraqiten në panoramën ekonomike si përballja me goditjen e fundit të çmimeve globale, normalizimi i politikave të ndryshme dhe vlerësimi i ndikimeve të mundshme strukturore në ekonomi.

Më tej, prezantimi i Guvernatorit, u pasua nga diskutimet e profesorëve të Shkollës Ekonomike dhe  Shkencave Politike të Londrës (LSE), z. Ricardo Reis, zj. Piroska Nagy-Mohácsi, dhe z. Vassilis Monastiriotis, të cilët e morën fjalën duke vlerësuar mjaft pozitivisht menaxhimin e kësaj krize nga vendi ynë. Ata theksuan se Shqipëria, pavarësisht se një vend i vogël përballë kësaj krize globale, në një situatë me shumë të panjohura dhe me ndryshime të thella ekonomike, politike e shoqërore falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të politikave ekonomike arriti të dalë nga kjo situatë dhe të nisë rimëkëmbjen ekonomike.

Në menaxhimin e kësaj krize, profesorët veçuan eficiencën e stimulit fiskal me bashkërendimin e politikës monetare, si dy faktorë kyçë që kontribuuan në përgatitjen e një përgjigjeje  më të plotë dhe efikase ndaj krizës dhe efekteve të pritshme të saj në nivel kombëtar.

Në vijim ata vlerësuan në veçanti  masat e marra nga Banka e Shqipërisë brenda fushës së saj të kompetencës të cilat plotësuan mjaft mirë politikën fiskale dhe shtuan se falë këtij koordinimi, përkeqësimi i situatës ekonomike mbeti i përkohshëm dhe tashmë Shqipëria ka marrë rrugën drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Gjithashtu, profesorët e LSE-së falënderuan Guvernatorin Sejko për mbajtjen e leksionit dhe çështjet e trajtuara, të cilat janë tepër aktuale dhe paraqitën mjaft interes për pjesëmarrësit.

Në përfundim, Guvernatori Sejko ju përgjigj interesit dhe pyetjeve të të pranishmëve në këtë leksion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0